Ministria e Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik njofton autorët se do të realizohet hapja e një pjese të shifrave sipas Konkurseve për lëshimin e teksteve shkollore për vitin e III-të dhe të IV-të të arsimit të mesëm profesional katërvjeçar.
1. Siguria në komunikacionin hekurudhor për vitin e 3-të, PROFESIONI/SEKTORI: KOMUNIKACION/KOMUNIKACIONIT TRANSPORTIT DHE MAGAZINIMIT Drejtimet/kualifikimet arsimore: Teknik i komunikacionit hekurudhor.
2. Programimi i makinave te menaxhimit kompjuterik per vitin e 4-të, PROFESIONI/SEKTORI: MAKINERI/MAKINERISË Drejtimet/kualifikimet arsimore: Teknik i makinerisë.
3. Programimi i makinave te menaxhimit kompjuterik per vitin e 4-të, PROFESIONI/SEKTORI: MAKINERI/MAKINERISË Drejtimet/kualifikimet arsimore: Teknik i menaxhimit kompjuterik.
4. Turizmi i kongreseve (me zgjedhje) për vitin e 4-të, PROFESIONI/SEKTORI: TURIZËM - HOTELIERI/HOTELIERISË DHE TURIZMIT Drejtimet/kualifikimet arsimore: Teknik i ngjarjeve dhe animacionesh.
Hapja e shifrave për lëndët e lartëshënuara do të bëhet në hapsirat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik, rr. "Shën Kirili dhe Metodi" nr.54 - kati 13 me datë 14.04.2025 (E HËNË) duke filluar nga ora 11.00.