Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / A K T V EN D I M për ndryshimin e Konkursit për tekstet shkollore në arsimin e mesëm-gjimnaz të vërtetuar nën nr. arkivor 26-341/1 të publikuar më 04.04.2025

A K T V EN D I M për ndryshimin e Konkursit për tekstet shkollore në arsimin e mesëm-gjimnaz të vërtetuar nën nr. arkivor 26-341/1 të publikuar më 04.04.2025

 

Në bazë të nenit 12 paragrafit (2) të Ligjit për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 3/25), Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik, solli si vijon

 

A K T V EN D I M

 

për ndryshimin e Konkursit për tekstet shkollore në arsimin e mesëm-gjimnaz të vërtetuar nën nr. arkivor 26-341/1 të publikuar më 04.04.2025

 

1. Në Konkursin për tekste shkollore në arsimin e mesëm-gjimnaz të vërtetuar nën nr.arkivor 26-341/1 të publikuar më 04.04.2025, në pikën 2.1.afati i dorëzimit të dorëshkrimeve për botimin e teksteve shkollore për arsimin e mesëm-gjimnaz, i të paraparë deri më 05.06.2025, ndryshohet dhe thotë më 09.06.2025.

2. Ofertat e teksteve shkollore që nuk dorëzohen brenda afatit të caktuar do të refuzohen.

3. Ky Aktvendim hyn në fuqi në ditën e sjelljes së tij.

Këshillë Juridike: Kundër këtij Aktvendimi mund të parashtrohet ankesë deri te Komisioni Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurat Administrative dhe Procedurat e Marrëdhënieve të Punës dhe Mbikëqyrjen Inspektuese në shkallën e dytë , në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të Aktvendimit.

 

Lajme dhe Ngjarje


4/14/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar