Në bazë të nenit 12 paragrafit (2) të Ligjit për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 3/25), Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik, solli si vijon
A K T V EN D I M
për ndryshimin e Konkursit për tekstet shkollore në arsimin fillor të vërtetuar nën nr. arkivor 26-174/1 të publikuar 19.02.2025
1. Në Konkursin për tekste shkollore në arsimin fillor të vërtetuar nën nr.arkivor 26-174/1 të publikuar më 19.02.2025, në pikën 2.1.afati i dorëzimit të dorëshkrimeve për botimin e teksteve shkollore për arsimin fillor nëntëvjeçar, i të paraparë deri më 25.04.2025, ndryshohet dhe thotë më 05.05.2025.
2. Ofertat e teksteve shkollore që nuk dorëzohen brenda afatit të caktuar do të refuzohen.
3. Ky Aktvendim hyn në fuqi në ditën e sjelljes së tij.
Këshillë Juridike: Kundër këtij Aktvendimi mund të parashtrohet ankesë deri te Komisioni Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurat Administrative dhe Procedurat e Marrëdhënieve të Punës dhe Mbikëqyrjen Inspektuese në shkallën e dytë , në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të Aktvendimit.