Edukimi financiar i të rinjve është jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse i përgatit për menaxhimin e financave dhe planifikimin e buxhetit, kuptimin e proceseve ekonomike dhe njohjen e rreziqeve dhe përpjekjeve për mashtrime financiar. Në këtë drejtim, shumë institucione kompetente janë duke punuar në avancimin e konceptit ekzistues, proces në të cilin rëndësi kyçe do të jenë rezultatet e hulumtimit për edukimin financiar që po zbatohet nga Byroja e Zhvillimit të Arsimit.
Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska në panelin e sotëm me temën “Shkathtësia financiar në Maqedoni – gjendja, sfidat dhe zgjidhjet” në kuadër të Forumit të tretë Ekonomik të Grave të organizuar nga shoqatat “Unë jam grua” dhe “Global Shapers Skopje Hub” së bashku me Fakultetin për Turizëm dhe Logjistikë të Biznesit në Universitetin "Goce Dellçev" - Shtip.
Janevska theksoi se edukimi financiar në arsimin fillor në vendin tonë është i përfaqësuar përmes temave në programet mësimore të disa lëndëve, ndërsa ekzistojnë edhe lëndë të lira me zgjedhje dhe aktivitete jashtëshkollore. Bëhet fjalë për qasje të integruar të prezantuar pas rekomandimit të OECD. Ndërsa në arsimin e mesëm, gjegjësisht në arsimin e mesën - gjimnaz dhe atë artistik, ka lëndë obligative, ndërsa në arsimin profesional - lëndët obligative dhe lëndët me zgjedhje ekzistojnë në profesione të caktuara.
“Çdo koncept mund të jetë më i mirë dhe për këtë arsye Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Financave, Banka Popullore, Shoqata e Bankave të Maqedonisë dhe palët e tjera duke bashkëpunuar ngushtë, duke shkëmbyer informacione, ide dhe përvoja në mënyrë që edukimi financiar të mund të përmirësohet gradualisht – përmes zgjerimit të materialit mësimor, përmes trajnimit më të madh të kuadrit mësimdhënës etj. “Në këtë drejtim, rëndësi të veçantë do të kenë rezultatet e hulumtimit së edukimit financiar që po zbatohet nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit, ndërsa do të na sigurojnë të dhëna për politikat e ardhshme”, u shpreh ministrja.
Duke iu referuar gatishmërisë së të rinjve për të njohur mashtrimet financiare, potencoi se këto janë sfida globale që kërkojnë përshtatje të vazhdueshme, mësim dhe bashkëpunim të përbashkët rajonal dhe ndërinstitucional.
Krahas panelit kushtuar edukimit financiar, në të cilin mori pjesë edhe ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, në kuadër të forumit u mbajtën punëtori me temë “Çelësi i suksesit financiar” dhe “Rreziqet kibernetike dhe mbrojtja e të dhënave personale”.