Ambasada e Republikës Sllovake në Shkup shpall thirrje për aplikime për bursa në kuadër të Programit Kombëtar të Sllovakisë për mobilitet (Slovak National Mobility Programme).
Thirrja i referohet qëndrimit studimor të studentëve të huaj, studentët e studimeve të doktoratës, profesorëve universitarë, hulumtuesve dhe artistëve të institucioneve të arsimit të lartë dhe organizatave kërkimor sllovake, për vitin akademik 2025/2026
Informacionet më të hollësishme dhe kushtet janë publikuar në ueb faqen www.stipendia.sk dhe www.scholarship.sk
Aplikimet duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike në ueb faqen www.scholarship.sk, më së voni deri më 30 prill 2025, deri më ora 16:00 sipas kohës së Evropës qendrore.
Për informacion shtesë, mund të kontaktoni drejtpërdrejt: Ms.Kristina Sallerova, e-mail: nsp-sk@saia.sk S. Lipovská, e-mail: nsp-foreign2@saia.sk и Ondrej Aradský, e-mail: nsp-foreign@saia.sk
administratorët e programit.