Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Është miratuar Rishikimi i Udhërrëfyesit për Infrastrukturën Kërkimore të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2022-2024

Është miratuar Rishikimi i Udhërrëfyesit për Infrastrukturën Kërkimore të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2022-2024

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës me 25 mars 2025 me Aktvendim solli dokumentin Rishikimi i Udhërrëfyesit për Infrastrukturën Kërkimore të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2022-2024.

Versioni i parë i Udhërrëfyesit për Infrastrukturën Kërkimore (IK) është sjellur dhe publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në fillim të vitit 2022. Të dhënat në Udhërrëfyes datojnë nga viti 2021 kur vazhdonte procesi i analizës dhe grumbullimit të të dhënave për hartëzimin e pajisjeve. Periudha kohore mbi 3 vjeçare nënkupton edhe ndryshimin e gjendjes dhe situatës faktike të pajisjeve dhe laboratorëve. Prandaj, Ministria e Arsimit dhe Shkencës i’u qasë dhe rifilloi rishikimin e Udhërrëfyesit në fund të vitit 2024 me aplikimin e dy metodave kërkimore: analizën e dokumenteve strategjike dhe kërkimin në terren.

Me rishikim do të merren të dhëna të rëndësishme për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, sepse do të fitohet pasqyrë tabelare e gjendjes së laboratorëve, në bazë të së cilës do të parashikohen investimet e ardhshme të mjeteve publike, si dhe drejtimet strategjike për ndërlidhje në infrastrukturat kërkimore ndërkombëtare. Analiza e situatës ekzistuese dhe e infrastrukturës së përgjithshme aktuale kërkimore me të cilën disponon vendi është baza për përgatitjen e Udhërrëfyesit të Ri për infrastrukturën kërkimore në lidhje me qëllimet dhe prioritetet e Strategjisë për Specializimin e Zgjuar me Plan Veprimi të përgatitur i cili do të përmbajë aktivitete dhe masa konkrete, periudhën e realizimit, afatet kohore, institucionet kompetente dhe mjetet e nevojshme financiare për zhvillimin e infrastrukturës.

Duke marrë parasysh rolin e kërkimit shkencor në zhvillimin e përgjithshëm të vendit, duke vlerësuar rëndësinë thelbësore të financimit të projekteve për zhvillimin e resurseve laboratorike si fushë e interesit të veçantë dhe publik, përmes futjes së sistemit për financimin e mbështetjes për zhvillim të resurseve laboratorike dhe për këtë qëllim, sigurimin e shpërndarjes më të madhe të buxhetit të kërkimit dhe zhvillimit që do të nxiste investime më të mëdha në aktivitetet kërkimore, në vitin 2021, në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është shpallur Konkurs për financimin e projekteve kërkimoro-shkencore nga interesi i veçant dhe publik për vitin 2021 (mbështetje për zhvillimin e resurseve laboratorike), të cilat janë financuar në periudhën 2021, 2022 dhe 2023. Një shtojcë të Udhërëfyesit për Infrastrukturat Kërkimore 2022-2024 është dhënë pasqyrë tabelare e pajisjes laboratorike e prokuruar me këtë Konkurs.

 

Lajme dhe Ngjarje


5/24/2025

5/23/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar