Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / PROGRAM PËR SHKËMBIMIN E STUDENTËVE DHE SHKENCARËVE SI PJESË E BASHKËPUNIMIT BILATERAL MES REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT DHE REPUBLIKËS SË POLONISË

PROGRAM PËR SHKËMBIMIN E STUDENTËVE DHE SHKENCARËVE SI PJESË E BASHKËPUNIMIT BILATERAL MES REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT DHE REPUBLIKËS SË POLONISË

 

 

 

Agjencia Kombëtare Polake për Shkëmbim Akademik–NAWA njofton se në vitin akademik 2025/2026, realizimi i bashkëpunimit bilateral ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë dhe shkencës nga ana e Polonisë do të zbatohet në kuadër të “Programit të ri për shkëmbimin e studentëve dhe shkencëtarëve, si pjesë e bashkëpunimit bilateral–ofertë për studentët dhe shkencëtarët e huaj ("Exchange Programme for students and scientists as part of the bilateral cooperation - offer for incoming students and scientists" – Zawacka NAWA Programme”).

Sipas anës polak në kuadër të Procesit të Berlinit, Agjencia Kombëtare Polake për Shkëmbime Akademike do të ndajë bursa për hulumtues dhe studentë maqedonas për vitin akademik 2025/26, në kohëzgjatje prej 20 muajsh në vit për praktikën kërkimoro-shkencore dhe studime një semestrale në universitetet dhe institucionet të cilët janë nën kompetencën e ministrit të Arsimit dhe Shkencës dhe Arsimit të Lartë të Republikës së Polonisë. Bursa kap vlerën e 1800 PLN në muaj për studentët, 2500 PLN për hulumtuesit të cilët janë në studime të doktoraturës dhe 3500 PLN për hulumtuesit me doktorat të shkencave.

Duke filluar nga viti akademik 2022/23 NAWA pranon edhe studentë Erasmus+, të cilët mund të kombinojnë bursën NAWA dhe bursën Erasmus+.

Gjithashtu, në shtojcë është oferta për studentët dhe hulumtuesit maqedonas në kuadër të Programit për shkëmbim të studentëve dhe studiuesve si pjesë të bashkëpunimit bilateral - Programi Zawacka NAWA. Si zakonisht, inkurajojmë studentët dhe hulumtuesit nga Republika e Maqedonisë së Veriut të marrin pjesë në programe të tjera të NAWA siç janë Ulam NAWA dhe Banach NAWA

 

Dokumenacioni i nevojshëm për parashtrimin e kandidaturave, si dhe informacionet më të detajuara gjenden në ueb faqen : https://nawa.gov.pl/en/students/foreign-students dhe

https://nawa.gov.pl/wspolpraca-i-wymiana-miedzynarodowa/zawacka-nawa/przyjazdy/educja-2025/ogloszenie-o-naborze-2025

 

Duhet të marret parasysh se procesi i mëtejshëm i aplikimit do të zhvillohet përmes sistemit NAWA ICT.

Fletëaplikimi së bashku me dokumenacionin e nevojshëm duhet të dorëzohen në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut më së voni deri më 15 prill 2025. Linku për regjistrim: https://programs.nawa.gov.pl/login

Personi kontaktues: Goce Vidanovski, Sektori për shkencë dhe inovacione, e-mail: goce.vidanovski@mon.gov.mk

 

Lajme dhe Ngjarje


3/15/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar