Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se familjet e të lënduarve në aksidentin në Koçan, të cilët aktualisht ndodhen në Shkup, mund të shfrytëzojnë shërbimet e qëndrimit dhe ushqimit në konviktin e nxënësve “Goce Dellçev” në komunën e Karposhit, konviktin e nxënësve “Tome Stefanovski - Seniq” në Gazi Babë, konviktin e nxënësve në kuadër të shkollës shtetërore për rehabilitim “Partenija Zografski” gjithashtu në Gazi Babë, si dhe në konviktin e nxënësve në kuadër të shkollës shtetërore për rehabilitim “Dimitar Vllahov” në Kisella Vodë.
Në këto momente zie të përbashkëta, le të bashkohemi dhe të tregojmë së bashku sa humanë jemi. Kushdo që mund të ndihmojë në çfarë do mënyre duhet ta bëjë këtë, sepse kjo është mënyra më e mirë se si mund të tregojmë respekt për të prekurit nga kjo tragjedi e madhe.
Ngushëllime të thella familjeve të të ndjerëve, Zoti u dhëntë forcë për të duruar këto momente të trishta. Të rinjve të lënduar ju urojmë shërim të shpejtë. Si Ministri jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje aty ku është e nevojshme.