Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: afinitetet personale dhe nevojat e tregut të punës duhet të jenë bazë për të rinjtë gjatë zgjedhjeve të arsimit akademik

Janevska: afinitetet personale dhe nevojat e tregut të punës duhet të jenë bazë për të rinjtë gjatë zgjedhjeve të arsimit akademik

 

Janevska: afinitetet personale dhe nevojat e tregut të punës duhet të jenë bazë për të rinjtë gjatë zgjedhjeve të arsimit akademik

 

Të rinjtë duhet të udhëhiqen sipas afiniteteve personale dhe nevojave të tregut të punës kur marin vendime se ku do të ndjekin arsimin e tyre akademik. Ky është mesazhi të cilin ia dërgoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska nxënësve të shkollave të mesme të cilët sot vizituan Panairin e Arsimit në Shkup, organizuar nga iniciativa studentore "Studentarija", ndërsa në të cilin disa institucione dhe kompani të arsimit të lartë prezantuan mundësitë për studime dhe punësim për të rinjtë.

 

“Si nxënës në vitin e fundit të arsimit të mesëm, jeni mjaftueshëm të rritur për të vendosur në mënyrë të pavarur se në cilën fushë dë të avancoheni dhe punoni, konform afiniteteve tuaja, por besoj se duhet të keni gjithmonë parasysh nevojat e tregut të punës. Kështu do të jeni më të suksesshëm. Do të keni satisfakcion gjatë të mësuarit dhe njohuritë e fituara do t’i zbatoni më lehtë dhe më shpejt. “Regjistrimet do të vijnë së shpejti dhe ky tubim është mundësi e mirë për t`u përgatitur për vendimin e drejtë”, tha Janevska.

 

Ministrja u bëri thirrje universiteteve që të përpiqen dhe të jenë sa më konkurrues, të modernizojnë programet e studimit dhe të krijojnë vazhdimisht mundësi të reja, veçanërisht në pjesën e shkëmbimit të të rinjve me qëllim të fitimit të përvojës ndërkombëtare.

 

“E rëndësishme është të mbahen të rinjtë këtu, sepse pa ata vendi nuk ka të ardhme. Ju rikujtoj se për 10 vite kemi 10 mijë studentë më pak. “Institucionet e arsimit të lartë duhet të frymëzojnë dhe krijojnë gjenerata të reja dhe cilësore në të cilat do t’i lëmë të udhëheqin proceset shoqërore”, theksoi ministrja.

 

Ministrja dërgoi mesazh kompanive që të përfshihen në trajnimin praktik të studentëve dhe t`u ofrojnë atyre angazhim të denjë pune pas diplomimit, me mundësi për karrierë dhe zhvillim profesional.

 

"MASH-i dhe Qeveria do të mbështesin të gjitha palët. Ne po përforcojmë standardet e stu-dentëve. Këtë vit kemi buxhet prej 30 milionë euro, ose 18% më shumë se vitin e kaluar, për këtë qëllim. Po zgjerojmë disa të drejta, si subvencionimi i ushqimit të studentëve, ndërsa do të ndahen edhe vauçer për furnizimin e pajisjeve TI, për të gjithë studentët. Më shumë para

do të ndahen për universitetet dhe tashmë ka paga më të larta për profesorët. Mbështetje ka edhe për bizneset, sidomos nëse angazhohen për krijimin e risive”, theksoi ministrja.

 

Janevska theksoi se sinergjia ndërmjet të gjitha palëve të interesuara në arsimin e lartë është e rëndësishme dhe duhet të ruhet në mënyrë që të rinjtë të kenë arsim cilësor, punë dinjitoze dhe jetë të denjë në vendin e tyre.

 

Në kuadër të panairit dyditor të arsimit, do të mbahen disa panele diskutimesh ku nxënësit e shkollave të mesme do të njihen me të drejtat e studentëve dhe mundësitë e bursave, si dhe punëtori kushtuar edukimit financiar dhe digjital, paraqitjes publike dhe vetbesimit në vetvete.

 

Lajme dhe Ngjarje


3/17/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar