Në bazë të nenit 12 paragrafit (2) të Ligjit për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 3/25), Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik, solli si vijon
AKTVENDIM
për ndryshimin e Konkursit për tekstet shkollore në arsimin fillor të vërtetuar me nr. arkivor 26-126/1 të publikuar më 31.01.2025
1. Në Konkursin për tekste dhkollore në arsimin fillor të vërtetuar me nr. arkivor 26-126/1 të publikuar më 31.01.2025, në pikën 2.1. afati i dorëzimit të dorëshkrimeve për botimin e teksteve shkollore në arsimin fillor nëntëvjeçar, i caktuar deri më 02.04.2025, ndryshohet dhe thotë përfundimisht më 17.04.2025.
2. Ofertat e teksteve shkollore që nuk do të dorëzohen në afatin e caktuar do të skualifikohen.
3. Ky Aktvendim hyn në fuqi në ditën e sjelljes së tij.
Këshillë Juridike: Kundër këtij Aktvendimi mund të parashtrohet ankesë deri te Komisioni Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurat Administrative dhe Procedurat e Marrëdhënieve të Punës dhe Mbikëqyrjen Inspektuese në shkallën e dytë , në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të Aktvendimit.