Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / AKTVENDIM për ndryshimin e THIRRJES PUBLIKE për dorëzimin e kërkesave për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj për arsimin fillor nëntëvjeçar, të vërtetuar nën nr. arkivor 26-110/1 të publikuar më 28.01.2025

AKTVENDIM për ndryshimin e THIRRJES PUBLIKE për dorëzimin e kërkesave për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj për arsimin fillor nëntëvjeçar, të vërtetuar nën nr. arkivor 26-110/1 të publikuar më 28.01.2025

 

Në bazë të nenit 18 paragrafit (2) të Ligjit për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 3/25), Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik, solli si vijon

 

 

AKTVENDIM

 

për ndryshimin e THIRRJES PUBLIKE për dorëzimin e kërkesave për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj për arsimin fillor nëntëvjeçar, të vërtetuar nën nr. arkivor 26-110/1 të publikuar më 28.01.2025

 

1. Në Thirrjen Publike për dorëzimin e kërkesave për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj në arsimin fillor nëntëvjeçar i vërtetuar nën nr. arkivor 26-110/1 të publikuar më 28.01.2025, në pikën III afati i fundit për dorëzimin e dorëshkrimeve për botimin e teksteve shkollore në arsimin fillor nëntëvjeçar i parashikuar deri më 28.03.2025 ndryshohet dhe thotë më 14.04.2025.

 

2. Ofertat e teksteve shkollore që nuk do të dorëzohen në afatin e caktuar do të skualifikohen.

3. Ky Aktvendim hyn në fuqi në ditën e sjelljes së tij.

 

Këshillë Juridike: Kundër këtij Aktvendimi mund të parashtrohet ankesë deri te Komisioni Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurat Administrative dhe Procedurat e Marrëdhënieve të Punës dhe Mbikëqyrjen Inspektuese në shkallën e dytë , në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të Aktvendimit.

 

Konkursi

Back to top
Close Offcanvas Sidebar