Prej 8 muajsh Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk shpenzon të holla për tekat personale siç ka ndodhur në të kaluarën, por fokusi është vërtet tek nxënësit mësimdhënësit, studentët dhe profesorët dhe ndërtimi i një sistemi arsimor cilësor.
Punohet me ndershmëri dhe përkushtim dhe përveç shlyerjes së borxheve të udhëheqjes së mëparshme, të cilat arrijnë në 5 miliardë denarë, për këtë vit është siguruar buxhet rekord prej 38 miliardë denarë për arsimim më të mirë dhe zhvillim të veprimtarisë shkencore në Maqedoni.
Të kota janë tentativat e partisë politike LSDM t`ia atribuojë disa mëkate udhëheqjes aktuale të MASH-it. Prokurimet publike realizohen në mënyrë transparente, ekonomike dhe efikase dhe pa cenuar parimet e konkurrencës ndërmjet operatorëve ekonomikë.
Kompania Pucko Petrol është e angazhuar në procedurën e prokurimit publik në të cilën është operatori i vetëm ekonomik i regjistruar. Është lidhur marrëveshje për furnizime të njëpasnjëshme të karburanteve në përputhje me nevojat e MASH-it. Marrëveshja është e vlefshme për një vit dhe deri më tani, përgjatë këtyre 2,5 muaj është përdorur karburant në vlerë prej 57 mijë denarë, për 8 automjete me të cilat, punëtorët e Ministrisë dhe inspektorët e arsimit kryejnë punën e tyre në terren.
Kaq janë nevojat reale të institucionit për karburant, krahasuar me vitet e mëparshme. Nuk ka përdorim të automjeteve dhe kartelave për nevoja personale dhe partiake. Kështu që, janë të pakrahasueshme këto 57 mijë denarë me 10 miliardë që deputetë - biznesmenë nga partitë aktuale opozitare të cilët gjetën skemë për të nxjerrë nga buxheti i shtetit gjatë kohës së qeverisjes së tyre. Ata duhet të turpërohen për veprimet e tyre dhe sigurisht të mbajnë përgjegjësi për helmimin e mbarë publikut maqedonas.