Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / THIRRJE PUBLIKE për recensent të teksteve shkollore të arsimit fillor

THIRRJE PUBLIKE për recensent të teksteve shkollore të arsimit fillor

 

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik shpall thirrje publike për recensent me qëllim inkurajimin e sa më shumë personave që të aplikojnë për recensent për lëndët e shënuara në thirrje

-Gjuha dhe kultura turke (lëndë me zgjedhje) për klasën e III të arsimit fillor nëntëvjeçar

Recensentet e paraqitur duhet t’i plotësojnë kushtet në vazhdim

Për kryetar:

-të jenë mësimdhënës nga fakultetet e mësimdhënies për lëndën mësimore për të cilën është dedikuar teksti shkollor dhe me të paktën 10 vjet përvojë në mësimdhënie dhe

 

Për anëtar:

-të jenë mësimdhënës të shkollave të mesme të përshtatshme për lëndën mësimore për të cilën është dedikuar teksti dhe me të paktën 10 vjet përvojë pune në mësimdhënie.

Kandidatët e interesuar aplikimit detyrimisht duhet t’i bashkangjesin:

- certifikatë ose diplomë për arsimin përkatës të përfunduar, në formë origjinale ose e vëtetuar me vulë noteriale (kandidatët të cilët kanë përfunduar arsimin jashtë vendit janë të obliguar të dorëzojnë diplomë të nostrifikuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut)

- deklaratë se i plotësojnë kushtet në përputhje me nenin 34 të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 3/25) ndërsa në bazë të nenit 11 të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 98/08, 99/09, 83/10, 36/11, 134/23, 134/21, 134/21, 134/2011 4, 146/15, 217/15, 30/16 dhe 21/18),

-vërtetim për përvojën e punës të lëshuar nga SPIM dhe

-vërtetim nga institucioni në të cilën është i punësuar

Aplikacioni mund të shkarkohet nga ueb-faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ose të tërhiqet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik rr. “Shën Kirili dhe Metodi,, nr.54, Shkup.

Aplikacioni i plotësuar në mënyrë të rregullt së bashku me të gjithë dokumentacionin, dorëzohet në Arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës – Shërbimit Pedagogjik, në rr. “Shën Kirili dhe Metodi,, nr.54, Shkup.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 28.03.2025.

Aplikimet e pakompletuara ose të dorëzuara pas afatit, nuk do të merren parasysh.

 
Back to top
Close Offcanvas Sidebar