Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / KONKURS për tekstet shkollore në arsimin fillor

KONKURS për tekstet shkollore në arsimin fillor

 

Në bazë të nenit 12 paragrafit (2) të Ligjit për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 3/25), Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik, shpall

KONKURS

për tekstet shkollore në arsimin fillor

1. KUSHTET E PËRGJITHSHME

- Porositës: Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik

Lënda e Konkursit për tekstet shkollore: Grumbullimi i ofertave për dorëshkrime për tekste shkollore për miratim dhe lëshim nga një tekst shkollor për lëndët mësimore në vijim:

- Gjuha dhe kultura serbe (me zgjedhje) për klasën e III në arsimin fillor

1.1 Të drejtën e pjesëmarrjes në konkurs për tekstet shkollore e kanë botuesit e teksteve shkollore në Republikën e Maqedonisë së Veriut të cilët do ta dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm të përcaktuar në nenin 13 të Ligjit për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 3/25).

1.2. Konkursi është publik, i hapur dhe anonim.

1.3. Në Konkurs mund të merr pjesë botuesi i tekstit shkollor vetëm me një dorëshkrim për një lëndë mësimore.

1.4 Autori i tekstit nuk mund të jetë punonjës i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Byrosë së Zhvillimit të Arsimit, Shërbimit Pedagogjik, Agjencisë Kombëtare të Programeve Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmërisë, Inspektoratit Shtetëror Arsimor, Qendrës së Zhvillimit të Arsimit Profesional, Qendrës Shtetërore të Provimeve, Qendrës për Arsimin e të Rriturve dhe Drejtorisë për Zhvillimin dhe Avancimin e Arsimit në gjuhët e pjesëtarëve të bashësive, Kryetar, Zëvendëskryetar dhe Anëtar i Komisionit Kombëtar të Teksteve Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm, si dhe kryetar dhe anëtar i komisionit recensues

1.5. Dorëshkrimi për tekstin shkollor përgatitet sipas planit mësimor dhe programit mësimor për klasën përkatëse, lëndën mësimore dhe Konceptin për përpilimin e tekstit shkollore.

1.6. Dorëshkrimi për tekstin shkollor duhet t’i plotësojë kushtet dhe standardet në përputhje me Konceptin për përpilimin e tekstit shkollore.

1.7. Dorëshkrimi për tekstin mësimor dorëzohet në 5 (pesë) ekzemplar në formë të shtypur dhe 1 (një) ekzemplar në formë elektronike (CD/USB), i përpunuar në mënyrë figurative dhe grafike dhe i rregulluar në mënyrë gjuhësore.

1.7.1. Dorëshkrimi i tekstit mësimor nuk duhet të përmbajë fotografi, ilustrime dhe përmbajtje të shkarkuar nga palë të treta për të cilat botuesi nuk ka siguruar të drejtën e autorit për përdorimin e të njejtit.

1.7.2. Dorëshkrimi për tekstin shkollor nuk duhet të përmbajë mesazhe reklamuese, shpallje ose përmbajtje që promovojnë diskriminim në çfarëdo llojë baze të parashikuar në Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.

1.8. Botuesit, dorëshkrimet për tekstet shkollore i dorëzojnë në gjuhën maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik, ndërsa dorëshkrimet për tekstet shkollore për lëndët Gjuha shqipe (gjuhë e bashkësisë) me Gjuhë shqipe (lëndë me zgjedhje) dhe Gjuha dhe kultura turke (lëndë me zgjedhje), Gjuha dhe kultura serbe (me zgjedhje), Gjuha dhe kultura rome (me zgjedhje), dorëzohen në gjuhën dhe shkrimin në të cilin zhvillohet mësimi.

1.9. Të drejtat dhe obligimet ndërmjet botuesit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në mënyrë të ndërsjellt rregullohen me marrëveshje.

2. AFATET

2.1 Afati për dorëzimin e dorëshkrimeve për tekstet shkollore është me 14.05.2025.

3. DOKUMENTACIONI I KONKURSIT

3.1. Dokumentacioni i konkursit përmban: planin dhe programin mësimor për klasën përkatëse, lëndën Konceptin për përpilimin e tekstit shkollor dhe Ligjin për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm.

3.2. Dokumentacioni i konkursit mund të shkarkohet nga hapsirat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik - Rr. “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54 - Shkup ose në lidhjet në vazhdim:

https://mon.gov.mk/content/?id=9963; https://mon.gov.mk/stored/document/Zakon%20za%20ucebnici%20mk.pdf https://www.bro.gov.mk/

4. DORËZIMI I DËROSHKRIMEVE PËR TEKSET SHKOLLORE

4.1. Ofertat për dorëshkrimet e teksteve shkollore dorëzohen me postë të rekomanduar ose me dorëzimin në zyrën administrative të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik - rr. “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54 – Shkup, përdhesë.

4.2. Në pjesën e përparme të dërgesës, në këndin e sipërm majtas, duhet të shënohet "MOS E HAP" dhe "KONKURS PËR MIRATIMIN DHE LËSHIMIN E TEKSVE SHKOLLORE ", titulli i dorëshkrimit për tekstin shkollor, klasën, dhe ne mes adresen: MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS - SHËRBIMI PEDAGOGJIK, rr. “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54 - Shkup

4.3. Botuesit në pakon e dorëzuar në të cilën shkruan "MOS E HAP" duhet të dorëzojnë dorëshkrim për tekstin shkollor në 5 (pesë) ekzemplarë në formë të shtypur dhe 1 (një) ekzemplarë në formë elektronike (CD/USB) të përpunuar në mënyrë figurative dhe grafike dhe i rregulluar në mënyrë gjuhësore dhe zarf të mbyllur në të cilin shkruan " MOS E HAP" me të dhënat dhe dokumentet në vazhdim:

- dëshmi për veprimtarinë e regjistruar botuese për të paktën pesë vjet;

- të dhënat për numrin e telefonit, adresën elektronike dhe adresën e selisë;

- emri dhe mbiemri i saktë i autorit(ve);

- certifikatë ose diplomë për arsimin e përfunduar përkatës në origjinal ose kopje të vërtetuar në noter (autorët që kanë mbaruar arsimin jashtë vendit janë të obliguar të dorëzojnë Aktvendimin për njohjen e kualifikimit të huaj të arsimit të lartë të lëshuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës);

- vërtetim për përvojën e punës së autorit/ëve të lëshuar nga Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut;

- deklaratë nga autori(ët) se i plotësojnë kushtet sipas nenit 10 të Ligjit për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm;

- deklaratë nga autori(ët) se dorëshkrimet janë kontrolluar për përmbajtjen dhe aspektet teknike, se informacioni i marrë është i referuar dhe se nuk është plagjiaturë;

- nëse emri dhe mbiemri i autorit(ëve) ndryshojnë nga emri dhe mbiemri i deklaruar në certifikatën ose diplomën e arsimit të përfunduar, bashkëngjitet dëshmia e identitetit të të dhënave;

-deklaratë për redaktimin gjuhësor të tekstit ose vërtetim për dhënien e provimit për lektorë (origjinal ose kopje e vërtetuar në noter);

- deklaratë nga botuesi për sigurimin e të drejtës së autorit për ilustrimet në dorëshkrim.

5. DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

5.1. Ofertat për dorëshkrime për tekste shkollore të cilat nuk dorëzohen brenda afatit të caktuar dhe ato që nuk janë përgatitur në përputhje me kushtet e këtij Konkursi, do të refuzohen.

 
Back to top
Close Offcanvas Sidebar