Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se Ministria e Punëve të Jashtme e Rumanisë filloi programin e bursave për nënshtetas të huaj për vitin akademik 2025/2026.
Bursat do të dedikohen për nënshtetasit e huaj që vijnë nga vendet të cilat nuk janë anëtare të BE-së, për studime deridiplomike, magjistraturës dhe studime të doktoratës në të gjitha fushat, me përjashtim të mjekësisë, stomatologjisë dhe farmacisë.
Të gjitha informacionet e nevojshme për kandidatët e interesuar gjenden në ueb faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rumanisë: https://www.mae.ro/en/node/10251
Aplikimet për këto bursa dorëzohen në formë elektronike, më së voni deri më 12 mars 2025, në ueb faqen në vazhdim: https://scholarships.studyinromania.gov.ro/