Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë i informon studentët se afati i aplikimit për të drejtën e subvencionimit të racionit për studentët për vitin akademik 2024/2025 është i hapur prej më 1 - 5 mars 2025.
Si të aplikoni?
Studentët të cilët i plotësojnë kushtet,dhe nuk kanë aplikuar ende, ata mund të aplikojnë përmes portalit elektronik:
Informacione shtese:
Kushtet dhe kriteret për realizimin e të drejtës së subvencionimit të racionit për studentët gjenden në linkun : https://mon.gov.mk/content/?id=8727
Për mbështetje gjatë aplikimit, kontaktoni e-mailin : subvencioniran.obrok@mon.gov.mk.
Studentëve të cilëve u është ndërprerë e drejta e subvencionimit të racionit, nëse mendojnë se i plotësojnë kushtet, mund të aplikojnë përsëri.
Ky afat është i hapur edhe për studentët që nuk kanë aplikuar në afatet aktive të mëparshme.
Me rëndësi:
Për shkak të rregullimeve ligjore për autentifikimin e përforcuar për pagesat pa kontakt në terminalet POS, studentët duhet të fusin PIN-in që transaksionet të jenë të suksesshme.
Banka Sparkasse ka publikuar dy njoftime të rëndësishme në lidhje me këtë risi dhe mbështetje për studentët:
Nëse e dini ose e keni ruajtur numrin e PIN-it, nuk ka nevojë ta riaktivizoni.
Paralajmërim :
Për shkak se muaji mars fillon të shtunën, studentët do të kenë në dispozicion vetëm 140 denarë në ditën e parë të muajit. (gjegjësishtë të shtunën më datë 01.03.2025)