Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me mbështetjen e Bankës Botërore, realizon hulumtim për punësueshmërinë e të diplomuarve në vitin akademik 2022/2023 në të gjitha universitetet shtetërore, për të perceptuar sfidat me të cilat përballen gjatë përfshirjes së tyre në tregun e punës.
Përmes huluimtimit studentët do të mund të ndajnë informacione për statusin e tyre të punësimit, gjegjësisht nëse dhe sa kohë pas diplomimit janë punësuar, si i zbatojnë aftësitë dhe njohuritë e fituara gjatë studimeve, qëllimet dhe planet e tyre për avancim në karrierë, etj.
Qëndrimet e të diplomuarve janë thelbësore dhe do të ndihmojnë Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në krijimin e politikave të ardhshme në arsimin e lartë, si dhe universitetet, për të përmirësuar relevancën dhe cilësinë e programeve studimore.