Në bazë të nenit 44 paragrafit 6 të Ligjit për Arsimin Fillor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 161/19 dhe 229/20) dhe Rregullores për mënyrën dhe kriteret më të përafërta për organizimin dhe zhvillimin e garave të nxënësve sipas lëndëve të caktuara në nivel komunal, rajonal dhe shtetëror në arsimin fillor nr. 18-6573/1, të datës 06.07.2020 dhe nr. 18-3228/1 të datës 22.2.2021 dhe 12-3710/1 od 29.03.2024, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:
THIRRJE PUBLIKE
për akreditimin e shoqatave të mësimdhënësve të cilët organizojnë gara për nxënësit e shkollave fillore
Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall Thirrje Publike për akreditimin e shoqatave të mësimdhënësve që organizojnë gara për nxënësit e shkollave fillore.
Në këtë thirrje publike kanë të drejtë të marrin pjesë shoqatat e mësimdhënësve të cilat janë regjistruar si shoqata të paktën tre vjet deri në ditën kur paraqesin kërkesë për akreditim për organizimin e garave dhe për të siguruar organizimin e garave në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në të gjitha gjuhët mësimore në të cilat realizohen veprimtari edukative -arsimore në shkollat fillore.
Me parashtrimin e formularit të kërkesës për akreditimin e shoqatave të mësimdhënësve për organizimin e garave për nxënës në shkollat fillore, shoqatat e mësimdhënësve duhet të dorëzojnë:
(linku: shkarkoni formularin e kërkesës)
1. Dokument për veprimtarinë e regjistruar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
2. Gjendje aktuale e shoqatës së mësimdhënësve e lëshuar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
3. Bilanci i gjendjes dhe bilanci i suksesit të shoqatës së mësimdhënësve e lëshuar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
4. Statuti i shoqatës së mësimdhënësve,
5. Rregullorja për organizimin e garave të shoqatës së mësimdhënësve.
6. Kalendari trevjeçar për realizimin e garave për nxënësit në shkollat fillore, i cili do të përmbajë lëndët mësimore, periudhën kohore të realizimit të garave dhe mësimdhënësit përgjegjës që do të përfshihen në organizimin dhe realizimin e secilit prej garave .
- Nëse në thirrjen publike aplikojnë dy ose më shumë shoqata që plotësojnë kushtet sipas nenit 44 të Ligjit për Arsimin Fillor, Komisioni për akreditimin e shoqatave të mësimdhënësve vendos në bazë të kritereve shtesë, edhe atë:
- numri i mësimdhënësve që janë anëtarë të shoqatës,
- numri i mësimdhënësve nga shoqata që kanë marrë pjesë si mentorë në garat ndërkombëtare/ olimpike dhe
- shpërblimet e marra për vendet e fituara në garat ndërkombëtare/olimpike ku mentorë ishin mësimdhënësit nga shoqata
Shoqatat e interesuara, dokumentacioni i të cilave do të jetë i pakompletuar ose nuk do të dorëzohet në kohë, nuk do të merren parasysh në procesin e shqyrtimit dhe akreditimit të mëtejshëm.
Për organizimin e garave akreditohet nga një shoqatë e mësimdhënësve ose lidhja e shoqatës për lëndë mësimore të veçantë, për periudhë trevjeçare, duke llogaritur nga data e lëshimit të aktvendimit për akreditim.
Shoqatat e akredituara të mësimdhënësve, gjegjësisht lidhjet e shoqatave me rregullore për organizimin e garave, do të rregullojnë mënyrën e organizimit, si dhe do të organizojnë garat e nxënësve përmes mësimdhënësve të cilët realizojnë mësim në lëndë të veçantë mësimore , lënda përkatëse ose fusha shkencore të cilës i përket lënda mësimore, si dhe të sigurojë organizimin e garave në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në të gjitha gjuhët mësimore.
Shoqata e akredituar e mësimdhënësve çdo vit në faqen zyrtare të saj i publikon pyetjet, detyrat dhe/ose temat e përdorura gjatë gara-ve të zhvilluara të nxënësve në nivel komunal, rajonal dhe shtetëror në garat e vitit të kaluar, të cilat duhet të përkthehen në të gjitha gjuhët mësimore.
Pjesëmarrja e nxënësve në garat për lëndë individuale në nivel komunal, rajonal dhe shtetëror në arsimin fillorë është vullnetare dhe falas,gjegjësisht nuk paguhet shtesë nga prindërit/kujdestarët e nxënësve.
Shoqatat e mësimdhënësve dhe lidhja e shoqatave të mësimdhënësve mund t`i lëshojë vetëm një diplomë për fitimin e vendit të parë, të dytë ose të tretë për nxënësin që ka marrë pjesë në garë shtetërore në lëndë mësimore të veçantë, për mësimdhënësin-mentorë lavdërim ,dhe për pjesëmarrësit e tjerë mund të lëshojë certifikatë të pjesëmarrjes në garë .
Në këtë Thirrje publike kanë të drejtë të marrin pjesë shoqatat e mësimdhënësve dhe lidhja e shoqatave të mësimdhënësve për këto lëndë të arsimit fillor:
- Gjuha shqipe,
- Gjuha turke,
- Gjuha serbe,
- Gjuha boshnjake,
- Gjuha gjermane,
- Gjuha ruse,
- Arsim Figurativ,
- Arsim teknik dhe informatikë,
- Shoqëria,
- Historia,
- Arsim Qytetar,
- Arsim fizik dhe shëndetësor
- Gjuha dhe kultura e vllehëve,
- Gjuha dhe kultura e turqve,
- Gjuha dhe kultura e serbëve,
- Gjuha dhe kultura e romëve,
- Gjuha dhe kultura e boshnjakëve.
Dokumentacioni i nevojshëm duhet të dorëzohet në afat prej 15 ditëve nga dita e shpalljes së kësaj Thirrje publike në Zyrën e Regjistrimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ose në adresën : "Shën Kirili dhe Metodi" nr. 54, 1000 Shkup.