Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Ofrojmë mësimdhënie në 5 gjuhë, avancojmë marrëdhëniet ndëretnike ndërmjet arsimit - MASH me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare

Ofrojmë mësimdhënie në 5 gjuhë, avancojmë marrëdhëniet ndëretnike ndërmjet arsimit - MASH me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare

 

Ofrojmë mësimdhënie në 5 gjuhë, avancojmë marrëdhëniet ndëretnike ndërmjet arsimit - MASH me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare

 

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare tashmë një çerek shekulli është rikujtues i rolit jetësor të gjuhës amtare në zhvillimin dhe sigurimin e diversitetit kulturor dhe dialogut ndërkulturor. Ministria e Arsimit dhe Shkencës është aleat në përpjekjet globale për ofrimin e arsimit cilësor në gjuhën amtare dhe ndërtimin e shoqërisë gjithëpërfshirëse në të cilën diversiteti, duke përfshirë edhe diversitetin gjuhësor, është pasuri.

Maqedonia është i vetmi vend ku mësimi zhvillohet në 5 gjuhë – gjuhë maqedonase, shqipe, serbe, turke dhe boshnjake. Mbështetja për të mësuarit në gjuhën amtare është e një rëndësie thelbësore për përmirësimin e rezultateve të të mësuarit, kuptimin më të mirë të përmbajtjes dhe përvetësimin e aftësive të të menduarit kritik.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të vazhdojë të krijojë politika për avancimin e marrëdhënieve ndëretnike në vend përmes arsimit. Një shtet multietnik, multikulturor dhe shumëgjuhësh si i yni mund të ndërtohet duke respektuar të drejtat e të gjithë qytetarëve, nga njëra anë, por edhe me pjesëmarrjen e tyre aktive në ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët, në të cilën vlerat e përbashkëta janë baza e progresit dhe zhvillimit.

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës uron të gjithë qytetarët për Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës amtare!

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar