Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Konkurs për tekstet shkollore në arsimin fillor

Konkurs për tekstet shkollore në arsimin fillor

 

Në bazë të nenit 12 paragrafit (2) të Ligjit për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 3/25), Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik, shpall

KONKURS

për tekstet shkollore në arsimin fillor

1. KUSHTET E PËRGJITHSHME

Porositës: Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik

Lënda e Konkursit për tekstet shkollor: Mbledhja e ofertave për dorëshkrime për tekste shkollore për miratim dhe lëshim nga një tekst shkollor për lëndët mësimore në vijim:

 

- Gjuhë dhe kulturë serbe (me zgjedhje) për klasën e IV në arsimin fillor;

- Gjuhë dhe kulturë turke (me zgjedhje) për klasën e IV në arsimin fillor;

- Gjuhë shqipe (gjuha e bashkësisë) për klasën e IV - në një tekst shkollor me gjuhë shqipe (me zgjedhje) për klasën e VI në arsimin fillor;

- Gjuhë maqedonase për nxënësit e bashkësive tjera për klasën e V-të në arsimin fillor;

- Gjuhë dhe kulturë serbe (me zgjedhje) për klasën e V në arsimin fillor;

- Gjuhë dhe kulturë turke (me zgjedhje) për klasën e V në arsimin fillor;

- Gjuhë shqipe (gjuha e bashkësisë) për klasën e V në arsimin fillor - në një tekst mësimor me gjuhën shqipe (me zgjedhje) për klasën e VII në arsimin fillor,

- Gjuhë maqedonase për nxënësit e bashkësive tjera për klasën e VI në arsimin fillor;

- Gjuhë dhe kulturë serbe (me zgjedhje) për klasën e VI në arsimin fillor;

- Gjuhë dhe kulturë rome (me zgjedhje) për klasën e VI në arsimin fillor;

- Matematikë për klasën VII në arsimin fillor;

- Gjuhë dhe kulturë serbe (me zgjedhje) për klasën VII në arsimin fillor dhe

- Gjuhë dhe kulturë e rome (me zgjedhje) për klasën VII në arsimin fillor.

1.1. Të drejtën e pjesëmarrjes në konkursin e teksteve shkollore e kanë botuesit e teksteve shkollore në Republikën e Maqedonisë së Veriut të cilët dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm të përcaktuar në nenin 13 të Ligjit për Tekstet Shkollore

në Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” Nr. 3/25).

1.2. Konkursi është publik, i hapur dhe anonim.

1.3. Në Konkurs mund të merr pjesë botuesi i tekstit shkollor vetëm me një dorëshkrim për tekst shkollor për një lëndë mësimore..

1.4 Autori i tekstit nuk mund të jetë punonjës i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Byrosë së Zhvillimit të Arsimit, Shërbimit Pedagogjik, Agjencisë Kombëtare të Programeve Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmërisë, Inspektoratit Shtetëror Arsimor, Qendra e Zhvillimit të Arsimit Profesional, Qendra Shtetërore e Provimeve, Qendra për Arsimin e të Rriturve dhe Drejtoria për Zhvillimin dhe Avancimin e Arsimit në gjuhët e pjesëtarëve të bashësive , Kryetar, Zëvendëskryetar dhe anëtar i Komisionit Kombëtar të Teksteve për Arsimin Fillor dhe të Mesëm, si dhe kryetar dhe anëtar i komisionit recensues

1.5. Dorëshkrimi për tekstin shkollor përgatitet sipas planit mësimor dhe programit mësimor për klasën përkatëse, lëndën mësimore dhe konceptin për zhvillimin e teksteve shkollore.

1.6. Dorëshkrimi për tekstin shkollor duhet të plotësojë kushtet dhe standardet në përputhje me Konceptin për përpilimin e teksteve shkollore.

1.7. Dorëshkrimi për tekstin mësimor dorëzohet në 5 (pesë) ekzemplarë në formë të shtypur dhe 1 (një) ekzemplarë në formë elektronike (CD/USB), i përpunuar në mënyrë figurative, grafike dhe i rregulluar në mënyrë gjuhësore.

1.7.1. Dorëshkrimi i tekstit mësimor nuk duhet të përmbajë fotografi, ilustrime dhe përmbajtje të shkarkuar nga palë të treta për të cilat botuesi nuk ka siguruar të drejtën e autorit për përdorimin e tyre.

1.7.2. Dorëshkrimi për tekstin shkollor nuk duhet të përmbajë mesazhe reklamuese, shpallje ose përmbajtje që promovojnë diskriminim në çfarëdo baze diskriminimi të parashikuar në Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.

1.8. Botuesit dorëzojnë dorëshkrime për tekstet shkollore në gjuhën maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik, ndërsa dorëshkrimet për tekstet shkollore për lëndët: gjuhë shqipe (gjuha e bashkësisë) gjuhë shqipe (me zgjedhje) gjuha dhe kultura turke (me zgjedhje), gjuha dhe kultura serbe (me zgjedhje) dhe gjuha dhe kultura rome (me zgjedhje) i dorëzojmë në gjuhën dhe shkrimin në të cilën realizohet mësimi.

1.9. Të drejtat dhe obligimet ndërmjet botuesit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës rregullohen reciprokisht me marrëveshje.

2. AFATET

2.1 Afati për dorëzimin e dorëshkrimeve për tekstet shkollore është përfundimisht 25.04.2025

3. DOKUMENTACIONI I KONKURSIT.

3.1. Dokumentacioni i konkursit përmban: planin mësimor dhe programin për klasën përkatëse, lëndën Konceptin për hartimin e tekstit shkollor dhe Ligjin për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm.

3.2. Dokumentacioni i konkursit mund të shkarkohet nga hapsirat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik - Rr. “Shën. Kirili dhe Metodi” nr. 54 - Shkup ose në linkun vijues:

https://mon.gov.mk/content/?id=9963; https://mon.gov.mk/stored/document/Zakon%20za%20ucebnici%20mk.pdf https://www.bro.gov.mk/

4. DORËZIMI I DËROSHKRIMEVE PËR TEKSET SHKOLLORE

 

4.1. Ofertat për dorëshkrimet e teksteve shkollore dorëzohen me postë të rekomanduar ose duke e dorëzuar në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik - rr. “Shën. Kirili dhe Metodi” nr. 54 – Shkup, kati përdhesë.

4.2. Në pjesën e përparme të dërgesës, në këndin e sipërm majtas, duhet të shënohet "MOS E HAP" dhe "KONKURSI PËR MIRATIMIN DHE LËSHIMIN E TEKSVE SHKOLLORE ", titulli i dorëshkrimit për tekstin shkollor, klasën, dhe ne mes adresen: MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS - SHËRBIMI PEDAGOGJIK, rr. “Shën. Kirili dhe Metodi” nr. 54 – Shkup

 

4.3. Botuesit në pakon e dorëzuar në të cilën shkruan "MOS E HAP" duhet të dorëzojnë dorëshkrim për tekst shkollor në 5(pesë) ekzemplarë në formë të shtypur dhe 1 (një) ekzemplarë në formë elektronike(CD/USB) të përpunuar në mënyrë figurative dhe grafike dhe i rregulluar në mënyrë gjuhësore dhe zarf të mbyllur në të cilin shkruan " MOS E HAP" me të dhënat dhe dokumentet në vazhdim:

 

- dëshmi për veprimtarinë e regjistruar botuese për të paktën pesë vjet;

- të dhënat për numrin e telefonit, adresën elektronike dhe adresën e selisë;

- emri dhe mbiemri i saktë i autorit(ve);

- certifikatë ose diplomë për arsimin e përfunduar përkatës në origjinal ose kopje të vërtetuar në noter me vulë noteriale (autorët që kanë mbaruar arsimin jashtë vendit duhet të paraqesin Aktvendimin për njohjen e kualifikimit të huaj të arsimit të lartë të lëshuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës);

- vërtetim për përvojën e punës së autorit/ëve të lëshuar nga Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut;

- deklaratë nga autori(ët) se i plotësojnë kushtet sipas nenit 10 të Ligjit për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm;

- deklaratë nga autori(ët) që dorëshkrimet janë kontrolluar për përmbajtjen dhe aspektet teknike, se informacioni i marrë është i referuar dhe se nuk është plagjiat;

- nëse emri dhe mbiemri i autorit(ëve) ndryshojnë nga emri dhe mbiemri i deklaruar në certifikatën ose diplomën e arsimit të përfunduar, duhet të bashkëngjitet dëshmia e identitetit të të dhënave;

-deklaratë për redaktimin gjuhësor të tekstit ose vërtetim për dhënien e provimit për lektorë (origjinal ose kopje e vërtetuar në noter);

- deklaratë nga botuesi se të drejtat e autorit janë siguruar për ilustrimet në dorëshkrim.

5. DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

5.1. Ofertat për dorëshkrime për tekste shkollore të cilat nuk dorëzohen brenda afatit të caktuar dhe ato që nuk janë përgatitur në përputhje me kushtet e këtij Konkursi do të refuzohen.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar