Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / KONKURS PËR NDARJEN E BURSËS PËR STUDIME AKADEMIKE TË CIKLIT TË TRETË JASHTË VENDIT PËR VITIN AKADEMIK 2025/2026

KONKURS PËR NDARJEN E BURSËS PËR STUDIME AKADEMIKE TË CIKLIT TË TRETË JASHTË VENDIT PËR VITIN AKADEMIK 2025/2026

 

Në bazë të nenit 52 të Ligjit për Veprimtarinë Kërkimore -Shkencore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/13, 147/13, 41/14, 145/15, 154/15, 30/16 dhe 53/16) dhe (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 257/20 163/21, 64/24 dhe 235/24), dhe neni 4 i Rregullores për mënyrën dhe procedurën për financimin, krijimin dhe avancimin e kuadrit- kërkimor -shkencor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr 8/14, 74/15, 140/15 dhe 178/15) dhe (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 166/21, 187/24), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

KONKURS

PËR NDARJEN E BURSËS PËR STUDIME AKADEMIKE TË CIKLIT TË TRETË JASHTË VENDIT PËR VITIN AKADEMIK 2025/2026

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2025/2026 do të ndajë bursa për studime akademike të ciklit të tretë jashtë vendit për studentët e pranuar në studime akademike të ciklit të tretë në njërin nga dhjetë universitetet e ranguara në të gjitha fushat, gjegjësisht në një nga njëqind universitetet e para të renditura në fushën inxhinierisë dhe teknologjisë, arkitekturës, ndërtimtarisë, matematikës, të drejtës ndërkombëtare publike dhe private, ekonomisë dhe biznesit, fizikës, biologjisë, kimisë, shkencës së të ushqyerit, shkencës së tokës dhe ujit, shkencave komjuterike dhe informacionit, elektoteknikës, elektronikës dhe inxhinierisë së informacionit, makinerisë, turizmit dhe gjenetikës, konform listës së fundit të publikuar nga Qendra për Universitete të Klasit Botëror pranë Universitetit të Shangait Xhio Tong.

 

I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS:

 

Të drejtë për bursë ka kadidati i cili i plotëson kushtet në vazhdim:

 

1. Kandidati të pranohet në studimet akademike të ciklit të tretë për herë të parë në vitin e parë të vitit akademik 2025/2026 në një nga dhjetë universitetet më të ranguara në të gjitha fushat, gjegjësisht në një nga njëqind universitetet e para të renditura në fushën inxhinierisë dhe teknologjisë, arkitekturës, ndërtimtarisë, matematikës, të drejtës ndërkombëtare publike dhe private, ekonomisë dhe biznesit, fizikës, biologjisë, kimisë, shkencës së të ushqyerit, shkencës së tokës dhe ujit, shkencave komjuterike dhe informacionit, elektoteknikës, elektronikës dhe inxhinierisë së informacionit, makinerisë, turizmit dhe gjenetikës, konform listës së fundit të publikuar nga Qendra për Universitete të Klasit Botëror pranë Universitetit të Shangait Xhio Tong.

 

*Fushat janë të definuara në Rregullore për përcaktimin e lëmive kërkimoro-shkencore të nivelit të tretë (fushave) Regullores.

 

2. Kandidati të ketë të përfunduar ciklin e dytë të studimeve akademike universitare, kohëzgjatja e përgjithshme e të cilave me ciklin e parë nuk është më i shkurtër se pesë vjet dhe ka arritur sukses mesatar të paktën me notë 8.5 për ciklin e parë dhe të dytë të studimeve ose të ketë diplomë të nostrifikuar në studimet akademike nga cikli i dytë i fituar jashtë vendit me arritje mesatare ekuivalente të paktën me notë 8.50;

3. Kandidati duhet të ketë publikuar të paktën 3 (tre) punime kërkimoro-shkencore në tri vitet e fundit, në revista shkencore ndërkombëtare ose në botime shkencore ndërkombëtare në fushën shkencore të cilave u referohen studimet e doktoraturës;

4. Kandidati duhet të ketë certifikatë-vërtetim për njohuri aktive të një gjuhe të huaj (TOEFL, IELTS, DELFT ose ekuivalent i tyre në fushën përkatëse të gjuhës), përveç kandidatëve të cilët kanë përfunduar arsimin paraprakë akademik në gjuhën të cilën realizohet mësimi;

5. Të ketë së paku (2) vjet përvojë pune në kërkimin shkencor në institucionin e arsimit të lartë ose në ekonomi, në detyrat e punës të cilave u referohen fushës shkencore të studimeve në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve;

6. Të ketë të paktën 2 rekomandime nga profesorët e universitetit;, ose punëdhënësi (nëqoftëse është në mardhënie pune);

7. Të mos ketë përfituar bursë nga një ofrues tjetër;

8. Të jetë nënshtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;

9. Kandidatët të cilët aplikojnë për studime të doktoraturës nuk duhet të jenë më të vjetër se 35 vjet.

 

· II. DOKUMENTET E NEVOJSHME:

 

· Fletëparqitja

· Vërtetim nga Universiteti (Fakulteti / Instituti), , Shkolla e doktoratit ku është pranuar në studimet e ciklit të tretë (doktoraturës);

· Certifikata / Diploma për ciklin e përfunduar të I (të parë) dhe II (të dytë) të studimeve;

· Kopje nga 3 (tre) punimet shkencore të botuara në tri vitet e fundit, në revista shkencore ndërkombëtare ose në revista shkencore ndërkombëtare ose publikime shkencore ndërkombëtare në fushën shkencore të cilave u referohen studimeve të doktoraturës;

· Certifikat- vërtetim të njohurive aktive për gjuhë të huaj (TOEFL, IELTS, DELFT ose ekuivalenti i tyre në fushën e duhur gjuhësore), përveç kandidatëve që kanë përfunduar arsimin e tyre të mëparshëm akademik në gjuhën e mësimit

· Dëshmi - vërtetim i lëshuar nga punëdhënësi për përvojë pune;

· Dy rekomandime nga profesorët universitarë, ose punëdhënësit (nëse janë të punësuar);

· Deklaratë e noterizuar se kandidati nuk është përfitues i bursës nga ofruesit e tjerë;

· Certifikata e nënshtetësisë;

· Certifikata e lindjes nga libri amë.

 

Dokumentet e lëshuara nga institucionet e vendeve të tjera duhet të përkthehen në gjuhën maqedonase nga përkthyesi kompetent i autorizuar i gjykatës.

 

Dokumentet e nevojshme për ndarjen e bursave për studimet akademike të ciklit të tretë mund të dorëzohen në origjinal ose kopje të noterizuara.

 

Certifikatën e nënshtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe certifikatën e lindjes nga libri amë e siguron Ministria e Arsimit dhe Shkencës në mënyrë zyrtare nga autoriteti publik kompetent, në përputhje me nenin 52 paragrafin 13 të Ligjit për Veprimtarinë Kërkimoro Shkencore.

 

III.LARTËSIA E BURSËS

Shfrytëzuesit të bursës i kompensohen shpenzimet për regjistrim në lartësi më së shumti 40.000 dollar amerikan në vit, të paguara në valutë përkatëse , sipas kursit mesatar të Bankës Popullore të Maqedonisë në ditën e pagesës, një biletë aeroplani në fillim të studimeve, një biletë aeroplani pas mbarimit të studimeve ose një biletë kthyese aeroplani, ndërsa bursa mujore paguhet në pajtim me Aktvendimin për përcaktimin e mënyrës së përllogaritjes së shpenzimeve për bursën mujore të studentëve që studiojnë jashtë vendit për vitin akademik 2025/2026 ( në bazë të Listës së indeksit të çmimeve për shitje me pakicë për shpenzimet jetësore, e cila është publikuar nga organet kompetente të Organizatës së Kombeve të Bashkuara).

 

Çdo vlerë mbi vlerën e lartpërmendur për regjistrim është barrë e studentit.

 

 

 

IV. OBLIGIMET E KANDIDATIT TË ZGJEDHUR

1. Kandidati i përzgjedhur me kontratë nëse e fiton bursën, obligohet që për çdo vit të studimeve jashtë shtetit do të punojë për dy vjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut . Pas përfundimit të studimeve dhe kthimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kandidati është i detyruar të paraqitet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe duhet të jetë i regjistruar në Regjistrin Digjital të Bursistëve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (https://e-registar.mon.gov.mk/) të cilat Ministria i ndan me odat ekonomike, institucionet e arsimit të lartë, autoritetet shtetërore, etj.. Nëse në afat prej gjashtë muajsh kandidatit nuk i ofrohet punësim i përshtatshëm nga punëdhënësit me të cilët është ndarë Regjistri Digjital, obligimi i tij për të punuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut për çdo vit të kaluar në studime jashtë vendit nuk i pushon.

2. Kandidati do të lirohet nga obligimi për t`u kthyer në Republikën e Maqedonisë pas përfundimit të studimeve, nëse brenda tre muajve të diplomimit ai është i punësuar në kompani nga lista e 500 më e lartë e Fortune jashtë vendit. Në raste të tilla ai mund të qëndrojnë jashtë vendit për një periudhë maksimale prej tre vjetësh për të fituar përvojë ndërkombëtare të korporatave, pas së cilës fillon obligimi i tij për të punuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për të përmbushur detyrimin e përcaktuar në pikën 1 më lart, pas së cilës fillon të llogaritet obligimi i tij për të punuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për të përmbushur obligimin e përcaktuar në pikën 1 më lart.

3. Në rast se kandidati vendos që pas përfundimit të studimeve të mos kthehet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe nuk përmbush obligimin nga pika 1, duhet t`i kthejë të gjitha mjetet e paguara të ndara për bursë në shumën e bursës, më së voni dy vite pas përfundimit të studimeve.

V. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

Afati për aplikimin e kandidatëve për shfrytëzimin e bursës akademike për studimet e ciklit të tretë jashtë vendit, më së voni është deri më 12.09.2025.

Dokumentet të dorëzohen në adresën ose në sportelin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, rr. “Shën Kirili dhe Metodi" nr. 54, 1000 Shkup (me shënim bursa për studime akademike të ciklit të tretë jashtë vendit) ose në formë elektronike në: https://e-uslugi.mon.gov.mk.

Dokumentet e pakompletuara dhe dokumentet e dorëzuara pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohen.

Informatat për kushtet dhe kriteret në bazë të së cilave do të ndahen bursat mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar