Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / K O N K U R S PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDIME AKADEMIKE TË CIKLIT TË DYTË JASHT VENDIT PËR VITIN AKADEMIK 2025/2026

K O N K U R S PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDIME AKADEMIKE TË CIKLIT TË DYTË JASHT VENDIT PËR VITIN AKADEMIK 2025/2026

 

Në bazë të nenit 52 të Ligjit për Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/3, 147/13, 41/14, 145/15, 154/15, 30/16 dhe 53/16 dhe (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. “ 257/20, 163/21, 64/24 dhe 235/24) dhe neni 4 i Rregullores për mënyrën dhe procedurën e financimit, krijimit dhe avancimit të kuadrit kërkimor-shkencor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 18/12, 64/13, 98/13, 70/14, 88/ 14, 74/15, 140/15 dhe 178/15) dhe (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 166/21, 187/24) Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

K O N K U R S

PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDIME AKADEMIKE TË CIKLIT TË DYTË JASHT VENDIT

PËR VITIN AKADEMIK 2025/2026

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2025/2026 do të ndaj bursa për studime akademike nga cikli i dytë jashtë vendit për studentët e pranuar të studimeve akademike të ciklit të dytë në një nga dhjetë universitetet e ranguara në të gjitha fushat, gjegjësisht në një nga njëqind universitetet e ranguara nga fusha e inxhinerisë dhe teknologjisë, arkitekturës, ndërtimtarisë, matematikës, të drejtës ndërkombëtare publike dhe private, ekonomisë dhe biznesit, fizikës, biologjisë, kimisë, shkencës së të ushqyerit, shkencës së tokës dhe ujit, shkencave kompjuterike dhe informacionit, elektroteknikës, elektronikës dhe inxhinerisë së informcionit, makinerisë, turizmit dhe gjenetikës, konform listës së fundit të publikuar nga Qendra për Universitete të klasës botërore nga Universiteti i Shangait Xhio Tong;

 

 

I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS:

 

Të drejtë burse ka kandidati i cili i plotëson kushtet në vazhdim:

 

1. Të ketë përfunduar studimet akademike të ciklit të parë në kohëzgjatje trevjeçare, përkatësisht katërvjeçare dhe të ketë arritur sukses mesatar së paku 8,50 ose të ketë diplomë të nostrifikuar për studimet akademike të ciklit të parë të fituar jashtë vendit me sukses mesatar ekuivalent më së paku 8,50;

 

2. Të jetë i pranuar në studimet akademike të ciklit të dytë, për herë të parë në vitin e parë në vitin akademik 2025/2026 në një nga dhjetë universitetet nga të gjitha fushat, gjegjësisht në njërin nga njëqind universitetet e ranguara nga fusha e inxhinerisë dhe teknologjisë, arkitekturës, ndërtimtarisë, matematikës, të drejtës ndërkombëtare publike dhe private, ekonomisë dhe biznesit, fizikës, biologjisë, kimisë, shkencës së të ushqyerit, shkencës së tokës dhe ujit, shkencave kompjuterike dhe informacionit, elektroteknikës, elektronikës dhe inxhinerisë së informcionit, makinerisë,

turizmit dhe gjenetikës, sipas listës së fundit të publikuar nga Qendra për Universitete të klasës botërore nga Universiteti i Shangait Xhio Tong;

 

3. Të posedoj dëshmi për njohje aktive të gjuhës në të cilën zhvillohet mësimi;

4. Të mos jetë shfrytëzues i ndonjë burse tjetër;

5. Të jetë nënshtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

*Numri i përgjithshëm i krediteve të fituara në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve universitare duhet të jetë së paku 300 SETK kredite.

**Sferat janë të definuara në Dekretin për përcaktimin e fushave (sfera) kërkimore - shkencore të nivelit të tretë.----------------------

 

II. DOKUMENTET E NEVOJSHME

● Fletëparaqitja ;

● Diplomë për studimet e përfunduara akademike të ciklit të parë dhe certifikatë për suksesin e arritur (të vërtetuar në noter);

● Nëse kandidati studimet deridiplomike i ka përfunduar jashtë vendit, të dorëzojë dëshmi për nostrifikimin e kryer nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe sukses mesatar ekuivalent;

● Vërtetim nga institucioni i lartë arsimor se kandidati është i pranuar pa kushte në vitin e parë të studimeve akademike të ciklit të dytë në vitin akademik 2024/2025, që kur fillon semestri dhe sa semestra zgjasin studimet dhe lartësinë (çmimin) e regjistrimit;

● Certifikat-vërtetim për njohje aktive të gjuhëve (TOEFL, IELTS, DELFT ose ekuivalenti i tyre për fushën përkatëse gjuhëso), përveç të kandidatëve të cilët pjesë të arsimit të mesëm, gjegjësisht arsimit të lartë kanë përfunduar në gjuhën në të cilën është zhvilluar mësimi;

● Deklaratë të nënshkruar me dorë se kandidati nuk është shfrytëzues i bursës për studime akademike të ciklit të dytë nga ofertues të tjerë (të vërtetuar në noter).

● Dy rekomandime nga profesorë universitarë nga institucioni/et në të cilën kandidati ka fituar studime deridiplomike të ciklit të parë dhe rekomandimi nga punëdhënësi i tyre (nëse është në marrëdhënie pune);

● Letër motivuese;

● Kambial në formën e aktit noterial si mjet për sigurimin e kthimit të mjeteve të paguara.

● Certifikatë për nënshtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

Dokumentet të cilët lëshohen nga institucionet nga vendet tjera duhet të jenë të përkthyera në gjuhë maqedonase nga përkthyes të autorizuar gjyqësor.

Dokumentet e nevojshme për ndarjen e bursave për studimet akademike të ciklit të dytë mund të dorëzohen në origjinal ose kopje të regjistruar në noter.

Certifikatën e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Arsimit dhe Shkencës sipas detyrës zyrtare e siguron nga organi kompetent publik, në përputhje me nenin 52 paragrafin 13 të Ligjit për Veprimtarin Kërkimore - Shkencore.

 

III. VLERA E BURSËS

 

Shfrytëzuesit të bursës i rimbursohen shpenzimet e regjistrimit në lartësinë prej më së shumti 40,000 në vit, të paguara në valutë përkatëse, sipas kursit mesatar të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në ditën e pagesës, një biletë avioni në fillim të studimeve, një biletë avioni pas përfundimit të studimeve ose një biletë avioni kthyese, ndërsa bursa mujore paguhet në përputhje me Aktvendimin për përcaktimin e mënyrës të llogarisë së shpenzimeve për bursë mujore të studentëve të cilët studiojnë jashtë vendit për vitin akademik 2025/2026 (në bazë të Listës së Indekseve të Çmimeve me Pakicë për Shpenzimet e Jetesës, i cili është publikuar nga organet kompetente të Organizimit të Kombeve të Bashkuara).

Çdo vlerë mbi shumën e lartëpërmendur për regjistrimin është përgjegjësi e studentit.

IV. OBLIGIMET E KANDIDATIT TË ZGJEDHUR

1.Kandidati i përzgjedhur me marrëveshje obligohet që nëse përfiton bursën, për çdo vit të kaluar në studime jashtë vendit, do të punojë dy vjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Prandaj, pas përfundimit të studimeve dhe kthimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kandidati është i detyruar të aplikojë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe duhet të regjistrohet në Regjistrin Digjital të Bursistëve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (https://e-registar.mon.gov.mk/). të cilat Ministria i ndan me odat ekonomike, institucionet e arsimit të lartë, autoritetet shtetërore etj. Nëse në periudhën prej gjashtë muajsh kandidatit nuk i ofrohet punësim i përshtatshëm nga punëdhënësit me të cilët është ndarë Regjistri Digjital, nuk i ndërpritet obligimi i tij për të punuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut për çdo vit të kaluar në studime jashtë vendit.

 

2. Kandidati do të lirohet nga obligimi për të punuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut pas përfundimit të studimeve nëse në afat prej tre muajve prej diplomimit punësohet në kompanit nga lista Fortune top 500 jashtë vendit. Në raste të tilla, ai mund të qëndrojë jashtë vendit më së shumti tre vjet për të fituar përvojë korporative ndërkombëtare, pas së cilës fillon detyrimi i tij për të punuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për të përmbushur detyrimin e përcaktuar në pikën 1 më lart.

 

3. Me kërkesë të kandidatit, i njejti mund të lirohet nga obligimi për të punuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut pas përfundimit të studimeve nëse menjëherë pas përfundimit të studimeve vazhdon arsimimi i tij në ciklin e tretë të studimeve jashtë vendit, për të cilin në mënyrë të rregullt do të njofton Ministria dhe do të dorëzojë dëshmi përkatëse për të njëjtën. Në raste të tilla, detyrimi i përcaktuar në pikën 1 më lartë mund

të zgjatet për aq vite sa zgjasin studimet e ciklit të tretë, pas së cilës studenti është i obliguar të plotësojë detyrimin.

 

4. Në rast se kandidati vendos që pas përfundimit të studimeve të mos kthehet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe nuk e përmbush detyrimin nga pika 1, është e nevojshme t`i kthejë të gjitha mjetet e paguara të ndara për bursë në shumën e bursës, më së voni dy vite nga përfundimi i studimeve.

 

V. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

Afati për aplikimin e kandidatëve për shfrytëzimin e bursave akademike për studime të ciklit të dytë jashtë vendit është më së voni deri më 12.09.2025.

Dokumentet të dorëzohen në adresën ose në zyrën administrative të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, rr. “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54, 1000 Shkup (me shënimin bursa për studime akademike të ciklit të dytë jashtë vendit) ose në mënyrë elektronike në: https://e-uslugi.mon.gov.mk.

Dokumentet e pakompletuara dhe dokumentet e dorëzuara pas afatit përfundimtar nuk do të merren parasysh.

Informatat për kushtet dhe kriteret sipas të cilave do të ndahen bursat mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

 

Konkursi

Back to top
Close Offcanvas Sidebar