Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / KONKURS PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDIME AKADEMIKE TË CIKLIT TË PARË JASHTË VENDIT PËR VITIN AKADEMIK 2025/2026

KONKURS PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDIME AKADEMIKE TË CIKLIT TË PARË JASHTË VENDIT PËR VITIN AKADEMIK 2025/2026

 

Bazuar në nenin 49 paragrafi 2 të Ligjit për standardet e studentëve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 15/13, 120/13, 41/14, 146/15, 30/16, 178/16, 64/18 dhe 20/19 e Republikës së Maqedonisë nr. 28/19, nr 0, 302/20 dhe 235/24), si dhe Rregulloren për llojin e bursave studentore dhe mënyrën e dhënies së bursave studentore për studentët që studiojnë jashtë vendit (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 220/16 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 48/21, Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikon

 

KONKURS

PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDIME AKADEMIKE TË CIKLIT TË PARË JASHTË VENDIT PËR VITIN AKADEMIK 2025/2026

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2025/2026 do të ndajë bursa për studime deridiplomike të ciklit të parë në vitin e parë në njërin nga dhjetë universitetet e ranguara nga të gjitha fushat, gjeegjësisht bursa për studime deridiplomike të ciklit të parë në vitin e parë nga fusha e shkencave teknikë, arkitetkturë, ndërtimtari, matematikë, të drejtë ndërkombëtare, ekonomi dhe financa, fizikë, biologji, kimi, shkencave të mjekësisë dhe gjenetikë në një nga njëqind universitetet më të ranguara, në përputhje me listën e shpallur të fundit të Qendrës për Universitete të Klasit Botëror në Universitetin Shanghai Jiao Tong.

I.KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS:

Të drejtë për bursë ka kadidati i cili i plotëson kushtet në vazhdim:

1. Të ketë përfunduar arsimin e mesëm përkatës, ndërsa deri në datën e aplikimit të ketë arritur sukses në arsimin e mesëm me notën mesatare 4.50 në të gjitha lëndët gjatë arsimit të mesëm, ndërsa nëse mëson arsimin e mesëm jashtë vendit, të realizojnë sukses mesatar ekuivalent notë mesatare 4,50 në të gjitha lëndët gjatë arsimit të mesëm;

2. Të jetë pranuar në studime deridiplomike të ciklit të parë* për herë të parë në vitin e parë të vitit akademik 2025/2026 në një nga dhjetë universitetet më të ranguara nga të gjitha fushat, gjegjësisht në një nga njëqind universitetet më të ranguara nga fusha e shkencave teknikë, arkitetkturë, ndërtimtari, matematikë, e drejtë ndërkombëtare, ekonomi dhe financa, fizikë, biologji, kimi, shkenca të mjekësisë dhe gjenetikë në një nga njëqind universitetet më të mira, në përputhje me listën e shpallur të fundit të Qendrës për Universitete të Klasit Botëror në Universitetin Shanghai Jiao Tong.

3. Të ketë dëshmi të njohurive aktive të gjuhës në të cilën realizohet mësimi,

4. Të mos jetë shfrytëzues i bursës nga ofrues tjetër,

5. Të jetë nënshtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

6. Të mos i jetë ndar bursë më parë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për studime jashtë vendit, pavarsishtë nëse të njejtën e ka shfrytëzuar, pjesërisht ose nuk e ka shfrytëzuar..

 

· DOKUMENTET E NEVOJSHME:

· Fletëparaqitje

· Dëftesa për përfundimin e vitit të I, II, III dhe IV të arsimit të mesëm dhe/ose vërtetim për regjistrimin e vitit të IV, ndërsa diplomën për përfundimin e arsimit të mesëm dhe suksesin e arritur, në mënyrë shtesë duhet të dorëzojë gjatë nënshrkimit të marrëveshjes (të vërtetuar në noter),

· Nëse kandidati i cili aplikon për bursë, arsimin e mesëm e ka përfunduar jashtë vendit duhet të dorëzojë dëshmi për nostrifikimin e kryer nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës,

· Vërtetim nga institucioni i arsimit të lartë se kandidati është pranuar pa kushte për herë të parë në vitin e parë të studimeve universitare të ciklit të parë në vitin akademik 2025/2026: prej kur fillon semestri dhe sa semestra zgjasin studimet dhe lartësia (çmimi) i regjistrimit,

· Certifikatë –vërtetim për njohjen aktive të gjuhës (TOEFL, IELTS, DELFT ose ekuivalenca e tyre për fushën përkatëse gjuhësore), përveç për kandidatët të cilët një pjesë të arsimit të mesëm kanë përfunduar në gjuhën në të cilën realizohet mësimi.

· Deklaratë e vetë-nënshkruar nën përgjegjësinë morale dhe penale, se kandidati nuk është përfitues i bursës për studime deridiplomike të ciklit të parë nga ofruesit e tjerë (të vërtetuar në noter)

· Letër motivuese;

· Kambial në formën e një akti noterial si mjet për sigurimin e mjeteve të paguara;

· Certifikata e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

Dokumentet e lëshuara nga institucionet e vendeve të tjera duhet të përkthehen në gjuhën maqedonase nga përkthyesi përkatës i autorizuar gjygjësor.

 

Dokumentet e nevojshme për ndarjen e bursave për studimet deridiplomike të ciklit të parë mund të dorëzohen në origjinal ose kopje të noterizuara.

Certifikatën e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht e siguron nga organet publike kompetente, konform nenit 49 paragrafit 7 të Ligjit për Standardin e Studentëve.

 

III.LARTËSIA E BURSËS:

Përfituesit të bursës i kompensohen shpenzimet për regjistrim me vlerë deri në 40.000 dollarë amerikanë në vit, të paguara me valutën përkatëse sipas kursit mesatar të këmbimit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në ditën e pagesës, një biletë avioni në fillim të studimeve, një bilet avioni pas përfundimit të studimeve ose një biletë avioni kthyese, ndërsa bursa mujore paguhet në përputhje me Aktvendimin për përcaktimin e mënyrës së llogaritjes së shpenzimeve për bursë mujore për studentët që studiojnë jashtë vendit për vitin akademik 2025/2026 në ciklin e parë të studimeve (bazuar në Listën e Indekseve për shitjet me pakicë për shpenzimet e jetesës, e cila është publikuar nga autoritetet kompetente të Organizatës së Kombeve të Bashkuara).

Çdo shumë mbi shumën e lartpërmendur për regjistrim është barrë e studentit.

 

IV. OBLIGIMET E KANDIDATIT TË ZGJEDHUR

 

1. Kandidati i përzgjedhur me marrëveshje obligohet nëse ai e fiton bursën, për çdo vit të studimeve jashtë shtetit do të punojë dy vjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pas përfundimit të studimeve dhe kthimit të kandidatit në Republikën e Maqedonisë së Veriut është i obliguar të aplikojë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (https://e-registar.mon.gov.mk/), të cilat Ministria i ndan me odat ekonomike, institucionet e arsimit të lartë, autoritetet shtetërore, dhe etj. Nëse kandidatit nuk i ofrohet punësim përkatës nga punëdhënësit me të cilët është ndarë Regjistri Digjital brenda një periudhe gjashtëmujore, obligimi i tij për të punuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk i ndërpritet për çdo vit të studimit jashtë vendit.

2. Kandidati do të lirohet nga obligimi për të punuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut pas përfundimit të studimeve, nëse brenda tre muajve nga diplomimi punësohet në kompaninë Fortune top 500 lista jashtë vendit. Në raste të tilla, ai mund të qëndrojnë jashtë vendit për një periudhë maksimale prej tre vitesh për të fituar përvojë korporative ndërkombëtare, pas së cilës fillon obligimi i tij për të punuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të përmbush obligimin e përcaktuar në pikën 1.

 

3. Kandidati mund të lirohet nga obligimi për të punuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut pas përfundimit të studimeve nëse menjëherë pas përfundimit të studimeve vazhdon shkollimin në studimet e ciklit të dytë dhe/ose të tretë jashtë vendit, për çka do ta njoftojë me rregull Ministrinë dhe do të dorëzojë dëshmi përkatëse. Në raste të tilla, obligimi i përcaktuar në pikën 1 më sipër mund të zgjatet për aq vite sa zgjasin studimet e ciklit të dytë gjegjësishtë të tretë, pas së cilës studenti është i detyruar të plotësojë obligimin .

4. Në rast se kandidati vendos pas përfundimit të studimeve, të mos kthehet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe nuk përmbush obligimin nga pika 1, është e nevojshme t’i kthehej të gjitha mjetet e paguara të ndara

në shumën e bursës (gjithsej mjetet e paguara në bazë të pagesës së shkollimit, shpenzimeve mujore dhe biletave), më së voni brenda dy viteve nga përfundimi i studimeve.

 

V. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

Afati për aplikimin e kandidatit për shfrytëzimin e bursës akademike për studimet e ciklit të parë jashtë vendit është më së voni deri më datë 12.09.2025.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet nga konkursi plotësojnë fletaplikim elektronik dhe ja bashkangjesin dokumentacionin përkatës https://e-uslugi.mon.gov.mk/ nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në formë elektronike plotësojnë fletëparaqitje në formë të letrës dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshën sipas konkursit në Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës rr. ("Shën . Kirili dhe Metodi "nr. 54, Shkup.)

Dokumentet e pakompletuara dhe dokumentet e dorëzuara pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohen.

Informatat për kushtet dhe kriteret në bazë të së cilave do të ndahen bursat mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar