Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / THIRRJE PËR KOMPENSIM TË MJETEVE TË PAGUARA PËR SHPALLJEN E PUNIMEVE SHKENCORE NË VITIN 2024

THIRRJE PËR KOMPENSIM TË MJETEVE TË PAGUARA PËR SHPALLJEN E PUNIMEVE SHKENCORE NË VITIN 2024

 

Në bazë të nenit 189 paragrafi 3 të Ligjit për Arsim të Lartë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë ” nr.82/18, 178/21 dhe 58/24) dhe neni 1 dhe neni 5 i Rregullores për realizimin e të drejtës së çmimit të njëhershëm për publikimin e punimit shkencor dhe për kompensimit e mjeteve të paguara për publikimin e punimeve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr. 102/18) dhe Aktvendimi për shpalljen e thirrjes për kompensim të mjeteve të paguara për publikimin e punimeve shkencore në vitin 2024 nr. 15-3051/1 të datës 14.02.2025 Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

THIRRJE PËR KOMPENSIM TË MJETEVE TË PAGUARA

PËR SHPALLJEN E PUNIMEVE SHKENCORE NË VITIN 2024

 

1. Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall Konkurs për kompensim të mjeteve të paguara për shpalljen e punimeve shkencore në revista me faktor ndikimi, të referuara në bazat e Web of Science ose Scopus nga mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët e përzgjedhur në institucionet shkencore/të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut (në tekstin e mëposhtëm: autorët).

 

2. Autorë që paguajnë mjete për shpalljen e punimit në revistë të indeksuar në bazat Web of Science ose Scopus, paraqesin kërkesë për kompensimin e mjeteve pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës .

 

3. Dokumentet e nevojshme për kërkesë të mjeteve të paguara për shpalljen e punimeve shkencore për vitin 2024 janë:

- Kërkesë e plotësuar,

- kopje të punimit të shpallur nga autor vendas në revista të referuara në bazat e të dhënave Web of Science ose Scopus;

- kopje të faqes së revistës ku është shënuar titulli, viti dhe numri i revistës, këshilli redaktues dhe botuesi i revistës në të cilën është shpallur punimi;

- certifikatë për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut të autorit/autorëve

- vërtetim për përzgjedhjen në titull mësimor, bashkëpunëtor ose shkencor.

- kopjen e faturës , gjegjësishtë fletëpagesë për publikimin e punimit , e paraqitur nga ana e subjektit për kryerjen e veprimtarisë kërkimore-shkencore..

- Deklaratë për shfrytëzimin e të dhënave personale

4. Konkursi publik zgjat deri më 01 prill të vitit 2025.

 

5. Mjetet financiare për këtë qëllim do të sigurohen me mjete nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

6. Kërkesa dhe dokumentacioni shoqërues i nevojshëm për thirjen mund të merret në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ose në ueb faqen e Ministrisë (www.mon.gov.mk).

 

MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES

 

Kandidatët e plotësojnë aplikacionin elektronik dhe bashkëngjesin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk. Aplikimet dorëzohen ekskluzivisht në mënyrë elektronike. Aplikimi është aktiv deri më 01 prill 2025.

 

Informacione shtesë për Thirjen mund të merrni në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, personi kontaktues:

Aleksandar Petrov, numri i telefonit 02/3140-189 dhe

e-mail: aleksandar.petrov@mon.gov.mk, zyra 1405

dhe Olga Dukovska-Atov numri i telefonit 02/3140-185 dhe

e-mail: олga.dukovska@mon.gov.mk, zyra 1410

 

Lajme dhe Ngjarje


4/18/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar