Ambasada e Republikës së Çekisë në Shkup njofton se Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Çekisë ofron katër bursa për kandidatët nga Republika e Maqedonisë së Veriut për vitin 2025 për pjesëmarrje në shkolla verore të gjuhës çeke në kuadër të projektit për studime sllave, të cilat tradicionalisht mbahen në Pëlzen ( 2 vende), prej 05 deri 25 korrik 2025 dhe Bërno ( 2 vende) prej 26 korrik deri 23 gusht 2025.
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin në vazhdim në dy ekzemplar:
- Formular të plotësuar për pjesëmarrje në shkollë verore;
- CV, biografi të shkurtër;
- Diplomë për përfundimin e arsimit të lartë;
- Për studentët: vërtetim se është studentë i rregullt në fakultet;
- Letër motivuese
-
Bursa mbulon pagesën për shkollim, akomodimin dhe ushqimin në kantinën e studentëve, ndërsa shpenzimet e udhëtimit i mbulon pjesëmarrësi.
Dokumentacioni i pa kompletuar dhe i dorëzuar pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohet.
Fletëparaqitja, fletaplikimi për praqitje dhe informacionet e nevojshme gjenden në https://www.msmt.cz/eu-and-international-affairs/summer-schools-of-slavonic-studies-2025
si dhe në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut: www.mon.gov.mk (konkurse).
Kandidatët mund të aplikojnë edhe jashtë konkursit me financimin e tyre.
Informatat më të hollësishme si dhe Fletëaplikimet gjenden në ueb faqen: http://www.mzv.cz/skopje
Fletëaplikimi së bashku me dokumentacionin e nevojshëm në dy ekzemplarë duhet të dorëzohet në: Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Sektori për shkencë dhe inovacione, rr. “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54, 1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut më së voni deri më 05.03.2025.
Intervista me kandidatët do të mbahet më 07.03.2025 në ora 10:00 në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, kati i 14, zyra 1410.