Ministër i Arsimit dhe Shkencës

 

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

 

Mila Carovska

Milla Carovska është emëruar ministre e Arsimit dhe Shkencës më 30 gusht 2020. Gjatë 8 muajve të mëparshëm ishte angazhuar si zëvendëskryeministre për Çështje Ekonomike dhe Koordinim me Dikasteret Ekonomik, funksion në të cilën ishte emëruar më 4 janar 2020, ndërsa prej 1 qershor 2017 deri më 3 janar 2020 ka kryer funksionin e ministres për Punë dhe Politikë Sociale. 

Diplomua në Fakultetin e Filozofisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Instituti për Punë dhe Politikë Sociale.

Në karrierën e saj profesionale, ajo ka fituar shumë vite përvojë pune në fushën e Punës Sociale, duke përfshirë si ndihmëse në punëtoritë e dramës me fëmijët e realizuar në institucione, duke ndihmuar në punëtoritë edukative, operatore SOS dhe mbikëqyrëse për konsultime për përdoruesit e drogës dhe familjet e tyre, si dhe bashkëpunëtore e institucioneve të trajtimit të drogës, punonjëse sociale në terren, këshilltare për para/pas testit për HIV/AIDS dhe një hulumtues në terren.

Milla Carovska ishte këshilltare e posaçme në kabinetin e ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Remenski.

Si një profesioniste e dëshmuar në fushën e saj të veprimtarisë, Carovska karrierën e saj profesionale dhe të edukimin gjatë viteve i ka ndërtuar në pozicione dhe përvoja të shumta të punës që përfshijnë komunikim të drejtpërdrejtë me kategoritë sociale të rrezikuara dhe të kërcënuara të qytetarëve. Pjesëmarrja e saj si menaxhere në dhjetëra projekte në sferën e politikës sociale përfshin kategori të ndryshme qytetarësh, siç janë romët, të rinjtë, e të varurit, si dhe përfshinë tema si dhuna në familje, të drejtat seksuale, edukimi i grupeve të rrezikuara etj.

Për shkak të përvojës së pasur të punës, Carovska është e angazhuar në dymbëdhjetë organizata vendore dhe ndërkombëtare si një eksperte në fushën e saj.

Për shkak të përkushtimit të saj ndaj Punës Sociale, Carovska ka marrë më shumë se 24 certifikata nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si dëshmi për përkushtimin dhe angazhimin e saj ndaj çështjeve nga sferave sociale.

Lindi në vitin 1984.

[ 1034 ]