Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Thirrje publike (shpallje ) nxënës /nxënëse të vitit të tretë dhe të katërt të shkollave të mesme nga Republika e Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në kampin ushtarak veror për të rinjtë 2024 në Mal të Zi

Thirrje publike (shpallje ) nxënës /nxënëse të vitit të tretë dhe të katërt të shkollave të mesme nga Republika e Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në kampin ushtarak veror për të rinjtë 2024 në Mal të Zi

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut publikon thirrje publike (shpallje) për pjesëmarrjen e 5 nxënësve të shkollave të mesme nga Republika e Maqedonisë së Veriut në kamp ushtarak veror për të rinjtë (në tekstin e mëtejmë si kamp) i cili do të mbahet në Mal të Zi në periudhën prej datës 24.06 deri më datë 08.07.2024. Në kamp do të marrin pjesë edhe nxënës të shkollave të mesme nga Mali i Zi, për të cilin Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi tashmë ka shpallur thirrje publike. Qëllimi i projektit është që nxënësit e shkollave të mesme ti testojnë aftësitë e tyre si ushtarë, përmes aktiviteteve dhe shoqërimit, të zhvillojnë ndjenjën e solidaritetit dhe miqësisë, të fitojnë njohuri për rolin dhe rëndësinë e ushtrisë në shoqëri, dhe në këtë mënyrë përforcohet  interesi për profesioni ushtarak..

Programi parashikon trajnime ditore në aftësi të ndryshme ushtarake dhe aftësi të tjera: stërvitje mjekësore, gara  në topografi dhe orientim, trajtim me armë dhe gjuajtje , trajnime për të punuar me mjetet e komunikimit, kamping (ushqyerje dhe mbijetesë në natyrë, trajnime në ujra të shpejta dhe rafting, trajnim për zbulim. dhe orientimi në kushtet e natës) dhe trajnim  në ngjitje me litar. Gjithashtu, për pjesëmarrësit në kamp përgatiten aktivitete të shumta sportive-rekreative dhe kulturore-argëtuese.

 

KUSHTET E PËRGJITHSHME QË DUHET TË PLOTËSOJNË KANDIDATËT:

- të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

- të jetë i aftë nga pikëpamja shëndetësore ;

- të mos jetë i dënuar ose i ndjekur penalisht;

KUSHTET E VEÇANTA QË DUHET TË PLOTËSOJNË KANDIDATËT:

- të jenë nxënës të vitit të tretë dhe të katërt të shkollave të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut;

- të ketë arritur të paktën suksese shumë të mira në çdo vit të shkollës së mesme;

- të ketë sjellje shembullore;

- të ketë rekomandime nga kujdestari  i klasës dhe drejtori i shkollës së mesme.

 

DOKUMENTACIONI QË DUHET TË  DORËZOJNË KANDIDATËT:

- Formulari i aplikimit;

- vërtetim për shtetësinë maqedonase (kandidatët të cilët kanë letërnjoftim nuk janë të obliguar të dorëzojnë certifikatën e shtetësisë dhe certifikatën e lindjes;

- Certifikata e lindjes;

- vërtetim nga organi kompetent se nuk janë dënuar;

- kopje të  dëftesave  nga të gjitha vitet e arsimit të mesëm;

- konstatim nga mjeku i familjes për mungesë të sëmundjeve mendore, infektive dhe kronike, jo më të vjetër  se një muaj;

- pëlqimin e prindit/kujdestarit, me kopje të letërnjoftimit të prindit/kujdestarit;

- letër motivuese;

- rekomandim nga kujdestari i klasës dhe drejtori i shkollës;

- vërtetim për shpërblime dhe njohjeve nga garat .

MËNYRA PËR APLIKIM  NË THIRRJE PUBLIKE

Kandidatët që aplikojnë për thirrjen publike duhet të dërgojnë dokumentet e aplikimit në adresën - Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Rr. Shën.Kirili dhe Metodi nr. 54, 1000 Shkup me titull “Për thirrje publike për kamp ushtarak veror për të rinjtë në Mal të Zi”.

 

VËREJTJE :

Pjesëmarrja në kamp është falas, Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të sigurojë refundimin e shpenzimeve për sigurimin e udhëtimit në Kampin Veror të Rinisë dhe do të mbulojë shpenzimet e transportit dhe sigurimit, ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi ofron akomodim, ushqim. dhe ndihmë mjekësore.

Gjatë kohëzgjatjes në Kampin Ushtarak Veror për Rininë, pjesëtarët e Ushtrisë së Malit të Zi do të kujdesen për sigurinë e pjesëmarrësve të kampit. Me  nxënësit nga Republika e Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë edhe oficeri i ushtrisë, i cili do të jetë përgjegjës për rendin, disiplinën dherealizimin  e programit të paraparë .

Kampi do të organizohet në njësitë e Ushtrisë së Malit të Zi në Danilovgrad, Kolashin, Plavë dhe Tivar.

Përzgjedhja e kandidatëve do të zbatohet  nga Komisioni i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në bashkangjitje  të thirrjes  dorëzohen , formulari i aplikimit dhe formulari i pëlqimit të prindit/kujdestarit.

Aplikimet e pakompletuara dhe të parakohshme nuk do të shqyrtohen.

 

THIRRJA PUBLIKE ËSHTË HAPUR 5 DITË NGA DITA E SHPALLJES 

[ Monday, April 22, 2024 ] [ 1 ]

 

Konkursi

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar