Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Shpallje publike për recensentë për tekste shkollorë

Shpallje publike për recensentë për tekste shkollorë

 

Në bazë të nenit 16 paragrafi 1 e Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 98/08, 99/09, 83/10, 36/11, 135/11, 46/ 12, 24/13, 120/13, 29/14, 146/15, 217/15, 30/16 dhe 21/18), drejtori i Shërbimit Pedagogjik shpall:

     
  Shpallje publike

për recensentë për  tekste shkollorë

 

1.Porositës: Ministria e Arsimit dhe Shkencës-Shërbimi Pedagogjik, Rr. Shën Kirili dhe Metodi, nr. 54-Shkup

2. Shpallet  Thirrje Publike  për recensentë të dorëshkrimeve për tekste shkollorë për lëndët:

1.

Gjuha shqipe për klasën e VII në arsimin fillor nëntëvjeçar

2.

Gjuha serbe për klasën e VII në arsimin fillor nëntëvjeçar

3.

Gjuha boshnjake për klasën e VII në arsimin fillor nëntëvjeçar

4.

Matematika për klasën e VII në arsimin fillor nëntëvjeçar

 

3.Recezentët e paraqitur  duhet të plotësojnë këto kushte:

Për kryetar:- të jenë mësimdhënës nga fakultetet e mësimdhënies për lëndën mësimore për të cilën është dedikuar Teksti Shkollor dhe të kenë  të paktën 10 vjet përvojë të punës në mësimdhënie  dhe

Për anëtarë- të jenë mësimdhënës nga shkollat fillore përkatëse  për lëndën mësimore  për të cilën është dedikuar  Teksti Shkollor dhe të kenë të  paktën 10 vjet përvojë të punës në mësimdhënie  .

Kandidatët e interesuar gjatë aplikimit  janë të obliguar  të dorëzojnë  :

-Certifikatë  ose diplomë për përfundimin e arsimit përkatës, në origjinal ose të vërtetuar me vulë të noterizuar  (kandidatët të cilët kanë përfunduar arsimin jashtë vendit janë të detyruar të dorëzojnë diplomë të noterizuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut),

- deklaratë se i plotësojnë kushtet në pajuteshmëri me nenin 11 të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm.
- vërtetim  për përvojë pune të lëshuar nga APRM ose FPISH

 

 4.Recesentët të cilët kanë aplikuar  që  i  plotësosojnë kushtet  nga pika 3, mundë të dorëzojnë

Për kandidatët e arsimit fillor

 

·         dëshmi për titullin e fituar mësimdhënës -mentor,

·         shpërblime të fituara si mentor i  nxënësit në garat shtetërore të organizuara nga shoqatat e akredituara të mësimdhënësve në shkollat fillore dhe garat ndërkombëtare në të cilat marrin pjesë së paku 10 shtete,

·         suksesi  mesatar së paku 8 prej gjyqtarëve të ciklit të pare

·          diploma/certifikata për avancimin  profesional të mësimdhënësve  përmes programeve të akredituara për  trajnim, projekteve të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencë

 

Për kandidatët e arsimit të lartë

 

·         Autor ose pjesëmarrës në përgatitjen e tekstit shkollor  ose kapitullit

·          Autor ose bashkautor i punimeve shkencore të publikuara  në revista ndërkombëtare

·         Pjesëmarrje në  simpozium duke prezentuar  punim shkencor

·         Angazhimi si konsulent në veprimtarin  e aplikimit

 

5. Çertifikatat/verifikimet, si dhe dokumentet nga pika 4 nuk janë kusht për pranimin e aplikimit, por recesentët do të vlerësohen si shtesë në përputhje me kriteret e pikëzimit për recensentët të cilët kanë aplikuar që i plotësojnë kushtet nga pika 4 paragrafi 1. dhe kriteret e pikëzimit për recensentët të cilët kanë aplikuar  që i plotësojnë kushtet nga pika 4 paragrafi 2, gjatë renditjes së tyre në listën e recensuesve të përzgjedhur.

pasqyra e të dhënave të regjistruara në evidencën amë të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Republikës së Maqedonisë së Veriut

 Aplikacioni mund të shkarkohet nga ueb faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ose të merret në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës-Shërbimi Pedagogjik, rr.  Kirili dhe Metodi nr. 54, Shkup

Aplikimi i plotësuar në  rregull së bashku me të gjithë dokumentacionin dorëzohet në Arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës-Shërbimi Pedagogjik, në rr . Kirili dhe Metodi nr. 54, Shkup.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve  është  deri më datë 30.04.2024 .

Aplikimet e pakompletuara dhe  nuk janë të dorëzuara  me  kohë,  nuk do të merren parasysh

 

 

 

[ Wednesday, April 17, 2024 ] [ 1 ]

 

Konkursi

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar