Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Konkurs për botimin e Teksteve Shkollorе për arsimin fillor nëntëvjeçar

Konkurs për botimin e Teksteve Shkollorе për arsimin fillor nëntëvjeçar

 

Konkurs për botimin e Teksteve Shkollorе për  arsimin fillor nëntëvjeçar

 

Në bazë të nenit 14 paragrafit 1, nenit 15 dhe nenit 18 të Ligjit për Тekste Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 98/2008, 99/2009, 83/2010, 36/2011, 135/2011, 46/2012, 24/2013, 120/2013, 29/2014, 146/2015, 217/2015, 30/2016 dhe  21/2018) dhe në pajtim me Rregulloren për kriteret për caktimin e lartësisë së kompensimit për bartjen e të drejtës material të autorit  për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm nr. 22-10483/1 të datës  18.07.2013, nr. .22-10483/2 të datës  16.09.2013 dhe nr. 03-6645/1 të datës  18.03.2015, Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik, shpall

Konkurs

për botimin e Teksteve Shkollorе për  arsimin fillor nëntëvjeçar

1. KUSHTET E PËRGJITHSHME

- Porositës : Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik

Lënda e Konkursit:  Oferta për botimin e një teksti shkollor për lëndët mësimore:

-          Gjuha maqedonase për klasën e VIII në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e të drejtës materiale të autorit në neto vlerë prej 355.878,00 (treqind e pesëdhjetë e  pesë mijë e tetëqind e shtatëdhjet e tetë) denarë.

-           Gjuha shqipe për klasën e VIII në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e të drejtës materiale të autorit në neto vlerë prej 355.878,00 (treqind e pesëdhjetë e  pesë mijë e tetëqind e shtatëdhjet e tetë) denarë.

-           Gjuha serbe për klasën VIII në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e të drejtës materiale të autorit në neto vlerë prej 355.878,00 (treqind e pesëdhjetë e  pesë mijë e tetëqind e shtatëdhjet e tetë) denarë.

-           Gjuha turke për klasën e VIII në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e të drejtës materiale të autorit në neto vlerë prej 355.878,00 (treqind e pesëdhjetë e  pesë mijë e tetëqind e shtatëdhjet e tetë) denarë.

-           Gjuha boshnjake për klasën e VIII në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e të drejtës materiale të autorit në neto vlerë prej 355.878,00 (treqind e pesëdhjetë e  pesë mijë e tetëqind e shtatëdhjet e tetë) denarë.

-          Gjuha maqedonase për nxënësit e nacionaliteteve tjera për klasën e VIII në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e të drejtës materiale të autorit në neto vlerë prej 336.107,00 (treqind e tridhjet e  gjashtë mijë e njëqind e shtatë) dena

-           Matematika për klasën VIII në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e të drejtës materiale të autorit në neto vlerë prej 355.878,00 (treqind e pesëdhjetë e pesë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e tetë) denarë.

-          Shkencat e natyrës për klasën VIII në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e të drejtës materiale të autorit në neto vlerë prej 375.649,00 (treqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e gjashtëqind e dyzet e nëntë) denarë.

-          Historia dhe Shoqëria për klasën VIII në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e të drejtës materiale të autorit në neto vlerë prej 375.649,00 (treqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e gjashtëqind e dyzet e nëntë) denarë.

-           Gjuha shqipe (lënda zgjedhore ) për klasën VIII në arsimin fillor nëntëvjeçar dhe gjuha shqipe (gjuha e bashkësisë ) për klasën e VI në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e të drejtës materiale të autorit në neto vlerë prej 355.878,00 (treqind e pesëdhjetë e  pesë mijë e tetëqind e shtatëdhjet e tetë) denarë.

 

Vërejtje: Sipas planprogrameve për lëndët Gjuha shqipe (lëndë zgjedhore) për klasën e VIII në arsimin fillor nëntëvjeçar dhe Gjuha shqipe (gjuha e bashkësive) për klasën e VI në arsimin fillor nëntëvjeçar, duhet të përgatitet një tekst shkollor dhe ai do të përdoret nga nxënësit, në varësi të vendimit të tyre, se në cilën klasë do të fillojnë mësimin e gjuhës shqipe

1.1. Të drejtën e pjesëmarrjes në konkurs kanë autorët që plotësojnë kushtet e përcaktuara me nenin 10 të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm.

1.2. Konkursi është publik, i hapur dhe anonim. Autorësia dhe pronësia e dorëshkrimit të miratuar për tekst shkollor vërtetohet me ekzemplarin  e gjashtë të tekstit të tij .

1.3. Në Konkurs mund të merr pjesë autori i dorëshkrimit për tekst shkollor vetëm me një dorëshkrim për tekst shkollor për një lëndë mësimore.

1.4. Autor i  tekstit shkollor nuk mund të jetë personi i punësuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës , në organet në përbërje të Ministrisë, Qendrën  për Arsim Profrsional dhe Trajnim, Qendrën për Arsimin e të Rriturve,  kryetar dhe anëtar i Komisionit Kombëtar dhe anëtar i komisionit recensues.

1.5. Dorëshkrimi për tekstin  shkollor përgatitet sipas plan-programit mësimor për vitin përkatës, lëndës dhe Konceptit për tekst shkollor për arsimin fillor dhe të mesëm..

1.6. Dorëshkrimi i tekstit shkollor duhet të plotësojë kërkesat dhe standardet në përputhje me Konceptin për tekstin shkollor për arsimin fillor dhe të mesëm.

1.7. Dorëshkrimi për tekst shkollor dorëzohet në formë të shtypur në 5 (pesë) ekzemplarë i rregulluar  në formë figurative, grafike dhe gjuhësore  ( 3 ekzemplarë me ngjyra dhe 2 bardh e zi), të përgatitura konform plan-programit mësimor për vitin përkatës lënda dhe koncepti për tekst shkollor për arsimin fillor dhe të mesëm.

1.7.1. Dorëshkrimi i tekstit shkollor nuk duhet të përmbajë fotografi, ilustrime dhe përmbajtje të marra nga palë të treta për të cilat autorët nuk kanë autorizim për shfrytëzim.

1.8. Dorëshkrimi për tekstin shkollor dorëzohet edhe në formë elektronike(usb) në të cilat fotografitë,  grafikët dhe ilustrimet duhet të përpunohen në rezullucionin prej 300 dpi.

1.9. Autorët dorëzojnë dorëshkrime për tekstet shkollore në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, kurse dorëshkrimet për tekstet shkollore për lëndët gjuhë shqipe,gjuha serbe, gjuha turke, gjuha boshnjake dhe Gjuha shqipe (lëndë zgjedhore) dhe Gjuha shqipe (gjuha e bashkësive), dorëzohen në gjuhën dhe shkrimin në të cilin zhvillohet mësimi.

1.10. Ministri dhe autori i tekstit shkollor lidhin marrëveshje për bartjen e të drejtës materiale të autorit  në të cilën përcaktohen të drejtat dhe obligimet të ndërsjellta.

1.11. Nëse autori i  tekstit  në konkurs ka ofruar  ndihmë mësimore (fletore pune, fletore për ushtrime etj.), të njëjtën e dorëzon në formë elektronike në të njëjtin numër ekzemplarësh si versioni i shtypur, në përputhje me nenin 15 paragrafin 2 të Ligjin për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm, dhe është i obliguar ta veprojë pa bartje të së drejtës  materiale të autorit në pajtim me nenin 18 paragrafin 2 të Ligjit.

2. AFATET

2.1 Afati për dorëzimin e dorëshkrimeve për tekstet shkollore është përfundimisht deri më  datë 30.08.2024.

3. DOKUMENTACIONI I KONKURSIT

3.1. Dokumentacioni i konkursit përmban: Plan-programin mësimor për vitin përkatës,lëndën , Konceptin e tekstit shkollor për arsimin fillor dhe të mesëm dhe Ligjin për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm..

3.2. Dokumentacioni i konkursit mund të merret  në objektin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik, Rruga “Shën. Kirili dhe  Metodi”, nr. 54, Shkup, ose në linkët  në vijim :   

https://www.unicef.org/northmacedonia/media/2786/file/MK_EQE_MethodologyTextbooksReview_2010_MK.pdf;

https://mon.gov.mk/stored/document/Zakon%20za%20ucebnici%20za%20osnovno%20i%20sredno%20obrazovanie-pdf.pdf

4. DORËZIMI I DËROSHKRIMEVE PËR TEKSET SHKOLLORE


4.1. Ofertat për Dorëshkime për Tekste Shkollore dorëzohen me rekomandim përmes postës ose përmes dorëzimit në Arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik – Rr. "Shën Kirili dhe Metodi" nr. 54 Shkup, kati përdhesë.

4.2. Në pjesën e përparme të dërgesës, në këndin e sipërme majtas, duhet të shënohet "MOS E HAP" dhe "KONKURS PËR BOTIMIN E TEKSTEVE SHKOLLORE ", titulli i tekstit shkollor, viti, dhe në mes adresa: MINISTRIA E ARSIMIT dhe SHKENCËS – SHËRBIMI PEDAGOGJIK , Rr. "Shën. Kirili dhe Metodi" nr.54 Shkup

4.3. Autorët e dorëshkrimeve të Teksteve Shkollore në paketën e dorëzuar ku shkruhet "MOS E HAP" duhet të dorëzojnë edhe zarfin e mbyllur që gjithashtu shkruan "MOS E HAP",„, me të dhënat dhe dokumentet ne vazhdim: emrin dhe mbiemrin e saktë të autorit/ve, adresën e vendbanimit, numrin e telefonit, institucionin ku janë të punësuar, certifikatën ose diplomën për arsimin përkatës të kryer, në origjinal ose të vërtetuar në noter, (autorët të cilët kanë përfunduar arsimin jashtë vendit janë të obliguar të dorëzojnë diplomë të nostrifikuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut) pasqyrë tabelare të të dhënave të regjistruara në regjistrin amë të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, deklaratë se i plotësojnë kushtet në pajtim me  nenin 11 të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm , deklaratë nga lektori për redaktim gjuhësor të tekstit dhe vërtetim për dhënien e provimit për lektor (origjinal ose të vërtetuar në noter), deklaratë se dorëshkrimi për tekstin shkollor nuk përmban fotografi, ilustrime dhe përmbajtje të marra nga palë të treta për të cilat autorët nuk kanë leje për përdorim.

4.4. Nëse emri dhe mbiemri i autorit në fletëparaqitje ndryshojnë nga emri dhe mbiemri i shënuar në certifikatën ose diplomën për arsimin e kryer përkatës, i bashkëngjitet dëshmi përkatëse e identitetit të të dhënave.

4.5. Zarfi "MOS E HAP" hapet pas miratimit të shifravetë dorëshkrimeve  të teksteve shkollore.

4.6. Materialet nën  pikën 4.1., 4.2., 4.3. dhe 4.4. dorëzohen në  paketë të mbyllur ku shënon vetëm "KONKURS PËR BOTIMIN E TEKSTEVE SHKOLLORE " dhe emri i tekstit shkollor, - adresa - Ministria e Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik, rr. Shën Kirili  dhe Metodi nr.54 Shkup.

5. DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE.

5.1. Ofertat për dorëshkrimet për tekstet shkollore  të cilat  nuk do të dorëzohen brenda afatit të caktuar dhe ato që nuk janë përgatitur në  përputhje me kushtet e këtij Konkursi, do të skualifikohen.

5.2. Ministria e Arsimit dhe Shkencës kryen redaktimin profesional, përkthimin, redaktimin grafik dhe teknik, shtypjen dhe shpërndarjen e Teksteve Shkollore të miratuara.

[ Friday, April 12, 2024 ] [ 1 ]

 

Konkursi

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar