Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Sot është Dita Botërore e Poezisë, MASH inkurajon vazhdimisht të rinjtë të lexojnë dhe të shprehen përmes kësaj forme letrare

Sot është Dita Botërore e Poezisë, MASH inkurajon vazhdimisht të rinjtë të lexojnë dhe të shprehen përmes kësaj forme letrare

 

Sot është Dita Botërore e Poezisë, MASH inkurajon vazhdimisht të rinjtë të lexojnë dhe të shprehen përmes kësaj forme letrare

 

Popullarizimi i poezisë si formë letrare dhe shprehje më e lartë gjuhësore është një nga qëllimet drejt të cilit janë drejtuar përpjekjet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në periudhën aktuale. Duke i pranuar të rinjtë për të lexuar dhe krijuar vepra letrare personale, nxitet imagjinata e tyre, por edhe krijimtaria si karakteristikë bazë që kontribuon në rezultate pozitive dhe prosperitet personal..

 

Sot është Dita Botërore e Poezisë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall rezultatet e konkursit të dedikuar për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme për përzgjedhjen e poezisë më të mirë, i cili u publikua muajin e kaluar në bashkëpunim me festivalin e poezisë “Mbrëmjet Strugane të poezisë ”, dhe pikërisht me rastin e shënimit të kësaj dite.

 

MASH  dhe festivali i poezisë "Mbrëmjet Strugane  të poezisë" shprehin mirënjohjen për të gjithë pjesëmarrësit  gara  dhe i urojmë fituesit.. Numri i veprave personale të dorëzuara  tregoi se ka një interesim të madh tek të rinjtë për të krijuar, gjegjësishtë për t`u shprehur përmes kësaj forme letrare.

 

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Botërore të Poezisë, gjatë këtij muaji gjatë mësimit të gjuhës amtare në shkolla u mbajt një orë e veçantë kushtuar festës së poezisë, gjatë së cilës nxënësit u njohën më  hollësishtë  me një nga artet më fisnike dhe madhështore të fjalës së shkruar.Para të rinjve u prezantuan shembuj nga poetët më të njohur botërorë dhe vendas, si dhe rëndësia e "Mbrëmjeve strugane të poezisë" si një nga festivalet më të rëndësishme të poezisë botërore, si dhe u lexuan vargje nga fituesit e sivjetshëm të "Kurorës së Artë" dhe "Urat e Strugës" si mirënjohjet më të larta që ndahen në këtë festival.

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar