Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shaqiri : Të kontribuojmë së bashku për të krijuar një të ardhme më të qëndrueshme për planetin tonë

Shaqiri : Të kontribuojmë së bashku për të krijuar një të ardhme më të qëndrueshme për planetin tonë

 

Shaqiri : Të kontribuojmë së bashku për të krijuar një të ardhme më të qëndrueshme për planetin tonë

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e përkushtuar për ngritjen  e ndërgjegjësimit të nxënësve për ekologjinë.Në kuadër të reformës së sistemit arsimor, e cila  është në zhvillim e sipër, qëllimi ynë është përmirësimi i cilësisë së arsimit në fushën e të kuptuarit të ndryshimeve klimatike dhe qëndrueshmërisë. Përmes aktiviteteve mësimore dhe  jashtëshkollore, nxënësit fitojnë dhe zgjerojnë njohuritë për mjedisin, për burimet natyrore, për jetesën  në lidhje me natyrën, për ndryshimet klimatike dhe efektet e saj.

Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri gjatë shëtitjes interaktive për veprim klimatik dhe edukim mjedisor në Parkun e Qytetit në Shkup, në të cilën morën pjesë përfaqësues të UNICEF-it, Ambasadës së Suedisë dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Më bën shumë të lumtur që këtë pranverë po e fillojmë me puntori  interaktive dhe takime me aktivistë, përmes të cilave  nxënësit  do të kenë   mundësi unike për të zgjeruar njohuritë e tyre për bukurinë dhe pasurinë e natyrës që i rrethon, por edhe për nevojën për mbrojtjen e tyre, ka shtuar Shaqiri.

Ministri potencoi se kujdesi për mjedisin jetësor  trajtohet si temë e veçantë në programet mësimore  ndërsa do të përpiqemi që në të ardhmen jo vetëm përmes lëndës së shkencave natyrore  por të trajtohet edhe përmes disa lëndëve të tjera, me qëllim që nxënësit të zhvillojnë qëndrimet mjedisore, përgjegjësit dhe ndërgjegjësim në lidhje me këtë çështje.

- Shkollat shpesh zbatojnë praktika mjedisore, organizojnë ngjarje për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e  mjedisit jetësor të shëndetshëm dhe për të promovuar sjelljen miqësore të nxënësve ndaj natyrës.. Aktivitetet jashtëshkollore  po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, kështu që përmes pikniqeve  dhe punëtorive në natyrë,  pjesëmarrja në punën e klubeve ekologjike  nëpër shkolla, shkenca për mjedisin jetësor po afrohet deri te nxënësit që nga mosha më e hershme  dhe  ata zhvillojnë kapacitete për të menduarit kritik,  për të  jetuar në  mjedisë  të shëndetshëm dhe për ndryshimet  klimatike, tha Shaqiri, duke shtuar se vetëm me unitet dhe veprim të përbashkët mund të krijojmë gjenerata të reja dhe akoma më të kujdesshme për mjedisin ku jetojnë.

[ Thursday, March 21, 2024 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar