Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shaqiri: Të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e kanë mbështetjen e MASH-it, kështu që dëshmuam se dimë t`i tejkalojmë sfidat e mëdha në komunën e Çashkës

Shaqiri: Të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e kanë mbështetjen e MASH-it, kështu që dëshmuam se dimë t`i tejkalojmë sfidat e mëdha në komunën e Çashkës

 

Shaqiri: Të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e kanë mbështetjen e MASH-it, kështu që  dëshmuam se dimë t`i tejkalojmë sfidat e mëdha në komunën e Çashkës

 

Pas vizitës në shkollat fillore në komunën e Çashkës Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri tha se asnjë komunë nuk është harruar dhe  të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit duhet ta dinë se nuk janë vetëm, por kanë mbështetjen e Ministri Arsimit e cila  realizoi investime kapitale.

Kam ardhur të dëgjoj nga kryetari i komunës , mësimdhënësit dhe nxënësit  se si zhvillohet mësimi në shkollat e komunës së Çashkës . Reformën e  arsimit  që po e realizojmë , përveç planeve  dhe programeve mësimore të reja dhe teksteve shkollore  të reja, nënkupton edhe investim ku fëmijët do të mësojnë dhe mësimdhënësit do të punojnë në kushte më të mira “,–theksoi Shaqiri .

Në shkollën fillore rajonale “Petar Pop Arsov” në fshatin Izvor janë kryer punime  ndërtimore dhe renovime që mundësojnë mësimdhënie më cilësore, motivojnë nxënësit dhe mësimdhënësit për të arritur rezultate më të larta dhe janë të rëndësishme për mbarë komunitetin. Ministria e Arsimit dhe Shkencës investoi 4,7 milionë denarë në objektin e ri shkollor në fshatin Sogle, i cili përfundoi në tetor të vitit të kaluar. Gjithashtu është bërë zgjerimi dhe ngritja e objektit të shkollës në fshatin Dollno Jabollçishtë, si dhe është bërë rikonstruksioni i SHF “Liria” në fshatin Jabolçishtë dhe vlera e punimeve  është 16,1 milionë denarë.

Ajo që dua të theksoj veçanërisht është se këtu, në shkollën Todor Janev, ku kemi pasur sfidën më të madhe, mësimi zhvillohet për të gjithë nxënësit e regjistruar në shkollë, , pavarësisht nga kombësia.. Me përpjekje të përbashkëta të Ministrisë, Qeverisë, Këshillit të Prindërve dhe përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale i kemi tejkaluar keqkuptimet”, theksoi  ministri Shaqiri, duke shtuar se së bashku me komunën, ministria do të ndërtojë objektin e ri shkollor, si zgjidhje e përhershme me të cilën të gjithë nxënësit do të mund të zhvillojnë  të drejtën e arsimit në gjuhën amtare.

[ Thursday, March 21, 2024 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar