Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH bëri pagesën për bursat studetore përfundimisht me muajin mars

MASH bëri pagesën për bursat studetore përfundimisht me muajin mars

 

MASH bëri pagesën për  bursat studetore përfundimisht me muajin mars

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëri pagesën e mjeteve në bazë të bursave studentore, me ç’rast të gjithë shfyrtëzuesit e vjetër dhe të rinj të bursave morrën mjetet për vitin aktual akademik, përfundimisht me  muajin mars.

Në ndërkohë, është paguar edhe kësti i dytë  për të gjithë studentët të cilat kanë nënshkruar  aneks gjatë marrëveshjes së bursave dhe në kohë kanë dorëzuar marrëveshje për shfrytëzimin e vlerës së rritur të bursës. Me këtë pagesë  kompensohet diferenca ndërmjet shumës së vjetër dhe asaj të re të rritur të bursës të cilën e shfrytëzojnë, për 5 muaj.

Gjithashtu  njoftojmë se pagesa e mjeteve po realizohet në etapa për subvencionimin e shpenzimeve të udhëtimit për të gjithë studentët të cilët studiojnë jashtë vendbanimit të tyre dhe e kanë ushtruar të drejtën e përdorimit të kësaj mase anti krize, e cila parasheh kompensim mujor deri në 1200 denarë për një periudhë në kohëzgjatje prej 7 muajve,

MASH kujdeset për studentët dhe avancon standardin e studentëve. Me pagesat e rregullta të të drejtave financiare, të rinjtë marrin mbështetje të madhe dhe kanë një shqetësim më pak gjatë procesit arsimor.

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar