Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: Nuk shfuqizohet as historia, dhe as ndonjë disiplinë shkencore , do të mësohen në lidhje

MASH: Nuk shfuqizohet as historia, dhe as ndonjë disiplinë shkencore , do të mësohen në lidhje

 

MASH: Nuk shfuqizohet as historia, dhe as ndonjë disiplinë shkencore , do të mësohen në lidhje

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës po përgatit model krejtësisht të ri të mësimit në të cilin asnjë disiplinë shkencore nuk do të humbet, por do të ndërrohet koncepti në të cilin nxënësit e mësojnë materialin. Qëllimi i këtyre reformave është që nxënësit t`i japin pasqyrë të plotë për ngjarje ose teme të caktuar, ndërsa kjo arrihet përmes qasjes ndërdisiplinore dhe të integruar. Në këtë mënyrë nxënësit më mirë do t`i kuptojnë dhe mbajnë mend temat që i mësojnë dhe me ç`rast do   t`i zhvillojnë aftësitë e tyre analitike.

 

Modeli aktual i mësimit u mëson nxënësve vetëm fakte dhe nuk i mundëson t`i lidhin informacionet dhe njohuritë nga disiplinat e ndryshme që i mësojnë në arsimin fillor. Këtë e dëshmojnë edhe renditjet e ulëta sipas hulumtimeve vendore dhe ndërkombëtare dhe raporti i OECD-së për vendin tonë. Mu për ktët është veçanërisht e rëndësishme të futet mësimi përmes hulumtimit, përmes të cilit do ta përmirësojmë arsimin dhe do të kultivojmë nxënës krijues dhe inovativë.

 

Koncepti i ri për arsimin fillor është zhvillimore dhe përgatitet në  bazë të modeleve arsimore që funksionojnë në më shumë vende evropiane ndërmjet të cilave Sllovenia, Estonia dhe Finlanda. Kryesore për ndryshimet janë rezultatet nga testimet ndërkombëtare, analizat shtëpiake, si dhe qëndrimet e mësimdhënësve, prindërve dhe nxënësve, të cilat japin pamje të qartë se në cilin drejtim duhet të shkojë arsimi ynë.

 

Në këtë moment në korniza të debatit publik u diskutua për Konceptin e arsimit, ndërsa jo për programet mësimore konkrete. Gjatë përpunimit të programeve mësimore do të vendosen rezultatet e pritura nga mësimi, ndërsa në bazë të atyre dhe përmbajtjet që nxënësit duhet t`i tejkalojnë nga disiplinat shkencore të veçanta (histori, gjeografi, arsim qytetar, etj.). Në këtë proces do të përfshihen profesorë universitarë, mësimdhënës nga fushat përkatëse dhe të gjithë faktorët përkatës.

 

 

[ Wednesday, December 16, 2020 ] [ 5 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar