Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Konkurs për angazhimin e personave në njësinë e projektuese për implementimin e projektit

Konkurs për angazhimin e personave në njësinë e projektuese për implementimin e projektit

 

 

Projekti "Ndërtim dhe pajisje të 145 sallave sportive shkollore dhe rehabilitimi i shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut", i cili realizohet në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ka për qëllim të sigurojë kushte më të mira për realizimin e mësimit, si dhe ta përparojë sportin shkollor, shëndetin dhe shprehitë e shëndetit të nxënësve. Projekti është financuar me mjetet nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Banka për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka nevojë të angazhojë 3 (tre) persona në njësinë e projektit për implementimin e projektit në pozicionet në vijim:

-          Asistent p;r prokurim (1 person)

-          Asistent projektues (1 person)

-          Asistent supervisor (1 person)

 

Kriteret minimale që duhet t`i plotësojnë personat në pozicionet e shënuara janë në vijim:

      I.        Për pozicionin asistent projektues:

- Arsimi i lartë - studime nga fusha e shkencave të përgjithshme (Fakulteti Ekonomik)

- Më së paku 3 (tre) vjet përvojë pune

- Njohja e gjuhës angleze (e shkruar dhe e folur)

-  Punë me kompjuterë (MS Office)

    II.        Për pozicionin e asistent-supervisor:

-  Arsimi i lartë - studime nga fusha e ndërtimit ose arkitekturës

-  Më së paku 3 (tre) vjet përvojë pune

-  Njohja e gjuhës angleze (e shkruar dhe e folur)

-  Punë me kompjuterë (MS Office)

-  Patentë shoferi kategoria B

   III.        Për pozicionin asistent për prokurime publike:

-  Arsimi i lartë - studime nga fusha e shkencave të përgjithshme (Fakulteti i Drejtësisë)

-  Më së paku 3 (tre) vjet përvojë pune

-  Njohja e gjuhës angleze (e shkruar dhe e folur)

-  Punë me kompjuterë (MS Office)

 

Përveç kritereve të shënuara për secilën nga pozicionet, kandidatët e përzgjedhur duhet t`i posedojnë aftësitë në vijim:

-  Integritet i lartë personal, marrëdhënie të punës dhe profesionale;

-  Aftësitë komunikuese, organizative dhe analitike, orientimi në rezultatet, aftësi për punë ekipore;

-  Aftësi për pastrimin e situatave problematike;

-  Motivim i lartë për realizimin e qëllimeve dhe detyrave të dhëna

 

Personat / kandidatët e interesuar është e nevojshme të dorëzojnë  aplikim që përmban:

-          biografia e shkurtër në gjuhën maqedonase (CV) dhe

-          letër për shprehjen e interesit të gjuhës maqedonase me shenjë për cilën pozitë aplikojnë

 

Biografia e shkurtër (CV) detyrimisht përmban të dhënë për numrin e EKTS kredive të fituara për arsimin.

Aplikimet jo të plota, si dhe aplikimet e personave / kandidatëve që nuk plotësojnë kushtet minimale të këtij konkursi do të refuzohen.

 

Aplikimet duhet të dorëzohen më së voni deri më 14.12.2020 në e-mail: vulnet.saliu@mon.gov.mk

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës rezervon të drejtën për të intervistuar kandidatët potencialë.

 

 

[ Friday, December 4, 2020 ] [ 41 ]

 

Konkursi

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar