Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH-i e ka rrit numrin e bursave për mbështetje sociale, për nxënës me pengesa dhe nxënës nga shkollat ​​elektroteknike

MASH-i e ka rrit numrin e bursave për mbështetje sociale, për nxënës me pengesa dhe nxënës nga shkollat ​​elektroteknike

 

MASH-i e ka rrit numrin e bursave për mbështetje sociale, për nxënës me pengesa dhe nxënës nga shkollat ​​elektroteknike

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se në seancën e fundit të qeverisë u soll vendim me të cilat zgjerohen kuotat për ndarjen e disa kategorive të bursave të nxënësve që ishin të ofruara në konkursin për ndarjen e bursave për vitin akademik 2020/2021.


Numri fillestar prej 400 bursave për mbështetjen sociale të nxënësve u rrit në 544. Qëllimi është të ndihmohet në sa më shumë nxënës që rrjedhin nga familjet në rrezik social. Është rrit numri i bursave që do të ndahen për nxënësit me pengesa, respektivisht në vend se të ketë rangim, janë të pranuara aplikimet e të gjithë nxënësve që i plotësojnë kushtet e konkursit.


Rezultatet nga konkurset për ndarjen e këtyre dy llojeve të bursave të nxënësve janë të shpallura në linkun në vijim.

Nxënësit e shkollave të mesme që kanë fituar të drejtën e shfrytëzimit të burses së nxënësve duhet të shtypen dhe plotësohen TRE ekzemplarë nga marrëveshja për bursën përkatëse dhe së bashku me kopje të llogarisë së transaksionit, më së voni deri më 11.12.2020 t`i dorëzojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (direkt në arkivin e MASH-it ose me postë - dërgesë të rekomanduar me fletëkthim në adresën Bul. "Shën Kirili dhe Metodi" Nr. 54, 1000 Shkup).


Ju informojmë se për shkak të interesit të madh të konkursit fillestar të shpallur, gjithashtu edhe bursat për nxënës që realizojnë programe mësimore nga profesioni elektroteknik janë rritur nga 9 në 23. Kjo është një nga kategoritë e bursave për të mbështetur nxënësit nga shkollat ​​e mesme profesionale të cilët u prezantuan për herë të parë në vitin akademik 2020/2021. Për ndarjen e tyre në www.mon.gov.mk, në të cilin do të mund të aplikojnë përsëri të gjithë ata që kanë aplikuar në konkursin e parë, por dhe nxënësit të cilët për çfarëdo arsye nuk kanë arritur të parashtrojnë aplikimin.

[ Thursday, December 3, 2020 ] [ 98 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar