Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / KONKURS I PËRSËRITUR për ndarjen e 8 (tetë) bursave për nxënësit e shkollave të mesme të cilët realizojnë programet mësimore në profesionin e ndërtimitarisë-gjeodezisë, përkatësisht sektori i ndërtimitarisë-gjeodezisë,në Republikën e Maqedonisë Veriut për vitin shkollor 2020/2021

KONKURS I PËRSËRITUR për ndarjen e 8 (tetë) bursave për nxënësit e shkollave të mesme të cilët realizojnë programet mësimore në profesionin e ndërtimitarisë-gjeodezisë, përkatësisht sektori i ndërtimitarisë-gjeodezisë,në Republikën e Maqedonisë Veriut për vitin shkollor 2020/2021

 

 

 

            Në bazë të nenit 55 paragrafit 1 të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" Nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10, 51/11 dhe "Gazeta Zyrtare" e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 96/19 dhe 110/19), neni 54 paragrafi 10 të  Ligjit për standardin e nxënësit("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë  së  Veriut  nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe  248/20), dhe Vendimit për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe vlerën e bursave për nxënësit e  regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë  së  Veriut  për vitin shkollor 2020/2021 ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë  së  Veriut " nr. 195/20 ,253/20 dhe 287/20) dhe Aktvendimit për shpalljen e konkursit të përsëritur  për ndarjen e bursave për nxënësit e  shkollave të mesme të cilët realizojnë programe mësimore në profesionin e ndërtimitarisë-gjeodezisë, përkatësisht sektori i ndërtimitarisë-gjeodezisë, në Republikën e Maqedonisë Veriut për vitin shkollor 2020/2021 nr. 19-____/_ të datës __.__.____ ministri i Arsimit dhe Shkencës sjell

 

 

KONKURS I PËRSËRITUR

 

për ndarjen e 8 (tetë) bursave për nxënësit e shkollave të mesme të cilët realizojnë programet mësimore në profesionin  e  ndërtimitarisë-gjeodezisë, përkatësisht sektori i ndërtimitarisë-gjeodezisë,në Republikën e Maqedonisë Veriut për vitin shkollor 2020/2021

 

 

 

            Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2020/2021 do të ndajë  8 (tetë) bursa për nxënës nga arsimi i mesëm që realizojnë programe mësimore në fushën e profesionit të ndërtimitarisë-gjeodezisë, përkatësisht sektori  i ndërtimitari-gjeodezi, në Republikën e Maqedonisë  së  Veriut  për vitin shkollor 2020/2021

 

 

 

 

I.         KUSHTET PËR NDARJEN E  BURSËS

 

            Të drejtë burse kanë kandidatët të cilët mësojnë në shkollat  e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë  së  Veriut  dhe i plotësojnë kushtet në vazhdim  :

 

1.   të jenë nxënës të rregullt të shkollës së mesme  të cilët  realizojnë programe mësimore në profesionin e ndërtimitarisë-gjeodezisë,  përkatësisht sektori i ndërtimitarisë-gjeodezisë, në Republikën e Maqedonisë  së  Veriut  ;

 

            2. të ketë arritur  sukses të vazhdueshëm minimum- shumë mirë;

3. të mos ketë përsërit vit gjatë arsimimit;

4.  të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose kompani tjera;

5.  të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë  së  Veriut.

 

Kriteret për ndarjen e bursave janë:

- suksesi i arritur nga arsimimi i deri tanishëm.

 

 

II. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT  

 

 

Nxënësit të cilët plotësojnë kushtet  sipas  konkursit plotësojnë aplikim  -elektronike dhe bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në http://konkursi.mon.gov.mk ndërsa nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë aplikacion në letër (listë evidentuese) dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm pas konkursit në Ministria e Arsimit dhe Shkencës, (Rruga Shën Kirili dhe Metodi 54, Shkup), nga data  3.12.2020 deri më  datë 11.12.2020 nga  ora 09-15. Dokumentacioni i nevojshëm  për dorëzim :

 

1.   Listë evidentuese, vetëm për kandidatët që do të aplikojnë në letër;

2. Fotokopje të noterizuara të dëftesave të arsimit për vitet e mbaruara (kandidatët e vitit të I dorëzojnë dëftesat prej klasës V-IX);

3. Deklaratë të nënshkruar nga  prindi-kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i  ndonjë burse  tjetër, publikuar në ueb faqen e Ministrisë;

4. Deklaratë të nënshkruar nga  prindi-kujdestari se dokumentet e dorëzuara janë të vërteta dhe të dhënat në to janë identike me ato të dhëna të shënuara në fletëaplikimin elektronik, të publikuar në ueb faqen e Ministrisë;

5. Deklaratë të nënshkruar nga prindi-kujdestari për përpunimin e të dhënave personale të kandidatit dhe familjes së tij të ngushtë (prindër-kujdestarë, vëllezër, motra), me të cilën pajtohet  që Ministria e Arsimit dhe Shkencës në[ mënyrë zyrtare të sigurojë dokumentet e nevojshme nga institucionet publike me të cilën ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi, të publikuar  në ueb faqen e Ministrisë;

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në pajtim  me Rregulloren për formularin e aplikimit për akomodim në konvikt dhe formularin e aplikimit për  ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 189/16 dhe 41/17), do të sigurojë dokumentacionin në vazhdim :

 

 

- certifikatën e shtetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.

 

Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni nuk është i dorëzuar në kohë

 

Lista e kandidatëve të zgjedhur do të publikohet më 14.12.2020 në ueb faqen e  Ministrisë.

 

Të gjithë fituesit e bursave pas publikimit të listës janë të detyruar të nënshkruajnë marrëveshje për  bursës me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës më së voni deri më  18.12. 2020  Të gjithë kandidatët të cilët nuk e respektojnë këtë afat, do të konsiderohet  se kanë  refuzuar bursën.

 

 

 

 

 

IV. VLERA E BURSËS  

 

Lartësia e vlerës së bursës është 2.200,00 denarë në muaj gjatë nëntë muajve të  viti shkollor

 

                                      

                  

 

 

 

 

 

 

 

[ Thursday, December 3, 2020 ] [ 34 ]

 

Konkursi

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar