Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Filluan trajnimet e mësimdhënësve për pilot programin e arsimit seksual

Carovska: Filluan trajnimet e mësimdhënësve për pilot programin e arsimit seksual

 

Carovska: Filluan trajnimet e mësimdhënësve për pilot programin e arsimit seksual

 

Futja e arsimit seksual gjithëpërfshirës në shkollat ​​fillore, do të thotë përparim në barazinë gjinore, inkluzivitetin dhe tolerancën, por edhe parandalimin e ngacmimeve seksuale dhe dhuna. Ky arsimim do të thotë njohuri për mënyrat për mbrojtje, sjellje dhe sfida që i përmban puberteti dhe zhvillimi deri në adoleshencë. Këtë e theksoi Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në fillim të fazës së parë të trajnimit për mësimdhënësit.

 

"Arsimimi seksual shumë shpesh është vendosur si diçka që nuk duhet të bëhet, nuk duhet të flitet në shkollë. Por kur do ta thjeshtojmë dhe kur do të tregojmë se flasim për jo-dhunë, për pranimin e vetes, të  trupit tonë, për ndërtimin e relacioneve me njerëzit tjerë përreth nesh, për krijimin e marrëdhënies së partnerit, diskutimin rreth emocioneve tona, atëherë të gjithë thonë po, ajo është e nevojshme . Mu për këtë të gjitha hulumtimet tregojnë se edhe prindërit dhe mësimdhënësit dhe nxënësit kanë nevojë për futjen e këtyre temave në arsimin formal, sepse çdo fëmijë ka mundësi në shtëpi të bisedon për këto çështje dhe kështu të painformuar hyjnë në relacione dhe marrëdhënie të caktuara, në mënyrë të gabuar, "shpesh të lënduar, shpesh të abuzuar dhe shpesh të papranuar nga mjedisi dhe nga vetja," tha Carovska.

 

Arsimimi është përgatitja e njerëzve të rinj për atë që i pret më tej nga momenti kur do të rriten. Mu për këtë, Ministrja kërkoi nga mësimdhënësit të investojnë në këtë proces dhe të bëhen lider në shkollat ​​e tyre për promovimin e këtyre pyetjeve, si hallkë kryesore për transmetimin e arsimit gjithëpërfshirës seksual.

 

Pilot-programi në fillim do të përfshijë katër shkolla - tre në Shkup dhe një në Tetovë dhe mësimi do të realizohet në maqedonisht dhe shqip. Qëllimi është më tej të integrohet në programet mësimore.

 

Në procesin e futjes së arsimit gjithëpërfshirës seksual është përfshirë Byroja për Zhvillimin e Arsimit,  organizata e shoqërisë civile HERA, si dhe organizatat ndërkombëtare - UNESCO, UNDP, OBSH, UNFPA - Fondi i Popullsisë i KB.

[ Wednesday, December 2, 2020 ] [ 60 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar