Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Përparimi i arsimit profesional është prioriteti ynë, sollëm bursa për profesionet e kërkuara

Carovska: Përparimi i arsimit profesional është prioriteti ynë, sollëm bursa për profesionet e kërkuara

 

Carovska: Përparimi i arsimit profesional është prioriteti ynë, sollëm bursa për profesionet e kërkuara

 

 

"Jemi të përkushtuar për ta kthyer dinjitetin e shkollave të mesme profesionale, ndërsa  nxënësit ta kuptojnë vlerën e tyre, për të arsimuar gjenerata të reja njerëz të rinj të kërkuar në tregun e punës", tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska pas vizitës në shkollën e mesme elektromekanike "Kole Nehtenin ”në Shtip. Ministrja, së bashku me U.d. Kryetarin e komunës Jane Milanov, me drejtorin dhe mësimdhënësit e shkollës fillore "Goce Delçev" biseduan për rrjedhën e mësimit, ndërsa u takuan edhe me rektorin e UGD Blazho Boev.

 

"Arsimi profesional për MASH dhe për Qeverinë mbetet prioritet i lartë. Me investim në arsimin e mesëm profesional, krijojmë qytetarë që janë të aftë për punë dhe drejtpërdrejt mund të përfshihen në tregun e punës, por kanë edhe mundësi të përfshihen edhe në arsimin e lartë. Këto kabinete që i pashë këtu me të vërtetë japin mundësi nxënësve për të fituar aftësi praktike. Synimi i MASH-it në periudhën e ardhshme është përmes lidhjes së ngushtë me kompanitë të sigurohet mundësi praktika të kryhet në kompanitë ose sa më tepër shkolla të lidhen me kompanitë dhe të vendoset sistemi i arsimit të dyfishtë, deklaroi Carovska.

 

Me atë, një e treta e arsimit të mesëm do të kryhej në proces të vërtetë të prodhimit, ndërsa specializimi i drejtpërdrejtë u jep shans fillestar më të mirë të gjithë nxënësve që kryejnë arsimin profesional.

 

"Këtë vit e ndryshuam politikën për bursa dhe për herë të parë sollëm bursa për shkollat ​​profesionale. Në seancën e sotme të qeverisë, u rrit numri i bursave për profesionin elektroteknikë, sepse kishim më tepër aplikime. Nga 9 u rrit në 23 që të mund  t`i përfshijmë të gjithë nxënësit që dëshirojnë të marrin bursa, ndërsa janë nga profesioni elektrik, e cila është e rëndësishëm për të gjithë industrinë në vendin tonë ", theksoi ministrja Carovska.

 

Nga ky vit, janë futur bursa të nxënësve për profesione defiçitar të zgjedhura: profesione mekanike, bujqësore-veterinare, tekstile- lëkure, elektroteknike dhe ndërtimore-gjeodezike.

 

Ministrja Carovska theksoi se vëmendje të veçantë i kushtohet përmirësimit të kushteve në shkolla. Në shkollën e mesme "Kole Nehtenin" ka përfunduar rikonstruimi i kulmit , që është investim i plotë i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në vlerë totale prej 17.5 milion denarë. Në rrjedhë janë punimet ndërtimore për rinovimin e sallës së sportit në përbërje të shkollës, që bëhet me mjete nga komuna, me qëllim që të sigurohen kushte më të mira për edukimin fizik dhe arsimim të nxënësve.

 

Edhe pranë krizës shëndetësore, mësimi zhvillohet me sukses. Pjesën teorike nxënësit e ndjekin online, përderisa praktika realizohet me prani fizike, nën protokollet dhe masat shëndetësore.

 

 

[ Tuesday, December 1, 2020 ] [ 44 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar