Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska për MIA: Shkollat ​​nuk janë transmetuese të virusit dhe mbeten të hapura për momentin

Carovska për MIA: Shkollat ​​nuk janë transmetuese të virusit dhe mbeten të hapura për momentin

 

Carovska për MIA: Shkollat ​​nuk janë transmetuese të virusit dhe mbeten të hapura për momentin

 

Pas një muaji mësim me modele dhe kushte të ndryshme- nxënës të cilët shkojnë në shkollë, të tjerë mësimin e ndjekin online dhe ata të cilët për shkak të pajisjeve teknike marrin materiale të shtypura dhe shikojnë TV-orë, a funksionon gjithçka siç është planifikuar dhe cila është nota juaj - a kanë të gjithë arsimimin e njëjtë apo përafërsisht të njëjtë?

 

 

Ky vit shkollor është krejtësisht i ndryshëm nga të gjitha vitet e kaluara, sepse është i organizuar në kushte pandemie, në rrethana jashtëzakonisht specifike që krijojnë sfida në drejtim të qasjes së barabartë dhe arsim identik për të gjithë nxënësit. Këtë  e them sepse mësimi në klasë është modeli më efektiv për edukimin e nxënësve, për të cilin nuk ka alternativë më të mirë. Mirëpo,  mund të mos jetë në dispozicion për të gjithë tani. Ato vende që e bënë atë, pamë se cili ishte rezultati. 

 

Shteti dhe institucionet e sistemit të udhëhequr nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës kanë për detyrë të sigurojnë një proces arsimor të pandërprerë  për të gjithë nxënësit edhe atë sipas modelit të kërkuar nga rrethanat. Prandaj përmes një qasje gjithëpërfshirëse, me pjesëmarrjen e shumë palëve të interesuara, krijuam një plan për mësimdhënie të kombinuar - në klasë dhe online , gjë që  asnjë fëmije nuk i shkurtohet e drejta për arsimim .

 

Pas një muaji mësim në këtë vit shkollor, jam e kënaqur me atë se si po zhvillohet mësimi, njëkohësisht u jam mirënjohëse udhëheqësisë  së shkollave, mësimdhënësve, si dhe prindërve të cilët janë të durueshëm dhe bëjnë përpjekje që gjithçka të jetë ashtu siç është planifikuar. Sidoqoftë, është jo korrekte  të them  se nuk kemi sfida, por mendoj se përpjekjet për t`i tejkaluar ato sfida janë të dukshme. Për shembull, unë do të theksoja se mësimi online për të cilin shumë ishin skeptikë dhe nuk besonin se do të funksiononte, aktualisht ndiqet me sukses nga 90 përqind e nxënësve në nivel shtetëror. Gjithashtu dua të theksoj se  numri i fëmijëve që janë pa pajisje ndërsa  për të cilët mësimi në internet po bëhet i disponueshëm po zvogëlohet dita ditës falë angazhimit të kryetarëve të komunave, shkollave dhe kompanive .

 

 

Në fillimin e vonuar të vitit shkollor ju thatë që vendimet për rrjedhën e tij do të merren në kohën e duhur, sepse procesi është dinamik dhe i ndryshueshëm dhe varet nga gjendja me  virusin. Ju gjithashtu thatë që shkollat ​​do të qëndrojnë të hapura, por duke qenë se numri i personave të infektuar po rritet, a po merren parasysh masa shtesë në mësimdhënie me prani fizike?

 

- Të gjitha masat që kemi zbatuar, vlerësoj që janë të mira dhe dhanë efektin e pritur. Dhe kjo është rezultat i respektimit të tyre. Rregullat po respektohen  dhe mund të konkludojmë se shkollat ​​nuk janë transmetuese të virusi. Kemi më pak se një përqind të nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar në shkolla. Pra, tani për tani, ato mbeten të hapura për nxënësit nga klasa e parë deri  në klasën e tretë dhe për ata nxënës të klasave të larta të cilët kanë  mundësi të ndjekin mësimet në klasë.


Për të gjitha ndryshimet opinioni do të njoftohet në kohë dhe të jeni të sigurt se çdo vendim siç ishte edhe deri më tani, do të sillet me rekomandim paraprak të komisionit për mbrojtjen nga sëmundjet infektive, sepse ky organ profesional e dinë më së miri  se si duhet të veprojmë në çdo rast në përputhje me zhvillimin e pamjes epidemiologjike dhe trendet në një shkallë globale në lidhje me këtë çështje.

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bëri thirrje drejtorëve të shkollave të paguajnë orët shtesë për ata mësimdhënës  që, sipas protokolleve shëndetësore, kanë punuar me dy grupe fëmijësh nga e njëjta klasë muajin e kaluar.
Në lidhje me këtë u deklarua edhe SASHK se disa drejtorë refuzojnë të paguajnë jashtë orarit të punës. Çfarë do të bëhet në këto raste - vetëm me rekomandim apo ka ndonjë detyrim ligjor?  

 

- Pagesa e orëve jashtë orarit është një detyrim ligjor, i parashikuar në Ligjin për marrëdhënie të punës dhe duhet të respektohet. Ministria e Arsimit dhe Shkencës tashmë u ka dërguar shkresë  zyrtare shkollave, dmth drejtorisë së shkollave  për ta marrë parasysh këtë moment. Çdo mësimdhënës  që punon jashtë orarit, në dy grupe, të marrë të ardhurat që meriton. Para për këtë qëllim ka. MASH siguroi mjetet shtesë përmes bllok -dotacioneve. Kështu që pres që drejtorët të bëjnë llogari se sa mësimdhënës të tillë kanë në kolektivin e tyre dhe të paguhen në mënyrë adekuate për punën jashtë orarit.

Personalisht, mendoj, por gjithashtu mbështesë punën  e mësimdhënësve që duhet vlerësuar, sepse ata janë lidhja jonë më e rëndësishme në sistemin arsimor. Vetëm me mësimdhënës  të motivuar dhe të angazhuar mund të bëjmë ndryshime dhe përparim në arsim dhe ne do të punojmë së bashku për këtë në periudhën e ardhshme.

Sindikati kërkoi nga MASH që tiu lejohet që mësimdhënësve  të cilët realizojnë mësim online, të cilët kanë kushte teknike, të punojnë nga shtëpia në vend se në shkolla, në mënyrë që të mos rrezikojnë të udhëtojnë për në punë dhe nga vendi i  punës. Para se gjithash kjo vlenë për të sëmurët kronik. A do ta pranoni kërkesën e tyre?

-  Në planin  për organizimin e vitit shkollor  2020/2021 ekzistojnë dispozita që rregullojnë këtë çështje. Mësimdhënësit  mund të kërkojnë nga drejtorët që t`i lejojnë ata të punojnë në shtëpi nëse kanë sëmundje kronike dhe të rralla ose nëse nuk kanë kushtet teknike për të punuar. Mësimdhënësit  me sëmundje kronike dhe sëmundje të rralla lirohen nga puna nëse gjendja e tyre është në fazë përkeqësimi ose nëse kanë një sëmundje malinje, me çrast do të dorëzojnë vërtetim me mendim nga mjeku specijalist në bazë të cilës do të shfrytëzojnë pushim mjeksorë. Çdo gjë tjetër është një marrëveshje midis mësimdhënësve  dhe drejtorëve të shkollave. SASHK është partneri ynë i rëndësishëm dhe së bashku përmes dialogut konstruktiv punojmë për të tejkaluar  të gjitha sfidat.

Pjesa më e madhe e nxënësve dhe mësimdhënësve punojnë nga distanca, ende përmes Microsoft tims, sepse Platforma kombëtare për mësim online nuk është plotësisht funksionale.

Kur pritet të optimizohet dhe tiu shërbejë rreth 260 000 shfrytëzuesve?

- Mësimi online po realizohet me sukses nga fillimi i vitit shkollor deri më tani, përkatësisht vetëm për një muaj, numri i  nxënësve të cilët mësimin e ndjekin online është rritur për 20 përqind dhe për momentin është 90 përqind. Komunikimi i dyanshëm po zhvillohet përmes Microsoft tims  i cili po  praktikohet pa ansjë problem nga ana e mësimdhënësve  dhe nxënësve.

Këtu do të doja të përmendja se vetë mësimdhënësit  janë ata që krijojnë përmbajtjen e orës së mësimit dhe përmes inovacionit dhe krijimtarisë së tyre ofrojnë mënyrën më të mirë për të transferuar njohuritë tek fëmijët, pavarësisht se të mësuarit është nga distanca. Sipas planprogramit, secili mësimdhënës  në mënyrë të pavarur organizon mësimin online, detyrat e shtëpisë  dhe materialet mësimore.

Gjithashtu, në komunikimin me nxënësit , i cili zakonisht bëhet përmes video lidhjeve, diskuton dhe kontrollon përparimin  në përvetësimin  e materialit. Me të vërtet jam e impresionuar nga mënyra sesi nxënësit  dhe mësimdhënësit  ia dolën me mësimin online si arritën  t`i përshtaten këtij modeli në një periudhë jashtëzakonisht të shkurtër kohe.

Deri më 20 të[ këtij muaji nxënësit duhet ti marrin edhe notat e pata. MASH dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit përgatitën udhëzues për vlerësim të cilët janë në përputhje me mësimin -online.
A mendoni se në kushte të këtilla do të rrezikohet vlerësimi objektiv i njohurive të nxënësve?

- Pjesa më e madhe e mësimdhënësve , ata të cilët tani më u kanë ligjeruar viteve të kaluara nxënësve të njejt, tash më e dijnë dhe i njohin kush angazhohet. Sfidat për vlerësim janë më të mëdha tek nxënësit nga klasa e parë, klasa e gjashtë dhe viti i parë në arsimin e mesëm.

Sidoqoftë, mësimdhënësi dhe nxënësi  kanë mundësinë të organizojnë kontrollimin e njohurive me prani fizike nën protokolle të rrepta dhe kështu të arrihet deri tek  një vlerësim objektiv të njohurive që nxënësi  ka fituar. Unë besoj se mësimdhënësit  dinë të njohin angazhimin, rritjen e  angazhimit  dhe të japin stimulim, ndërsa  në përputhje me atë , të vlerësojnë nxënësit.

[ Tuesday, November 10, 2020 ] [ 110 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar