Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / PROGRAMI SHKENCOR PËR PAQE DHE SIGURI I NATO-S (SPS) - THIRRJE PËR PROPOZIME 2021/1

PROGRAMI SHKENCOR PËR PAQE DHE SIGURI I NATO-S (SPS) - THIRRJE PËR PROPOZIME 2021/1

 

 

PROGRAMI SHKENCOR PËR PAQE DHE SIGURI I NATO-S (SPS)

THIRRJE PËR PROPOZIME 2021/1

 i hapur vetëm për projekte shumëvjeçare (MYPs)

 

 

 

Delegacioni i Përhershëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO në Bruksel njofton për mundësinë që Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë pjesë e Programit të Shkencës për Paqe dhe Sigurinë e NATO-s (Science for Peace and Security (SPS) Programme) së bashku me vendet e tjera anëtare të NATO-s dhe vendet partnere të  NATO-s.

 

Nëpërmjet pjesëmarrjes në këtë Program, ekspertët dhe shkencëtarët maqedonas do të mund të jenë pjesë e zgjidhjeve inovative për sfidat e sotme të sigurisë dhe të punojnë krah për krah me ekspertë, shkencëtarë dhe persona zyrtarë nga vendet anëtare të NATO-s dhe vendet partnere të NATO-s në aktivitete të lidhura me sigurinë në formën e 4 mekanizmave të themeluar për grant, dhe atë:

1.    Projekte shumëvjeçare të kërkimit dhe zhvillimit (MYPs)

2.    Ngjarje në format vijuese:

а. Punëtori për kërkime të avancuara (ARW)

b. Kurse për përsosje (ATC)

c. Institute për studime të avancuara (ASI)

 

Kjo thirrje për propozime i kërkon vetëm aplikimet për projekte shumëvjeçare (MYP). Propozimet mund të adresohen në cilindo nga përparësitë kryesore të Programit SPS. Për shkak të udhëtimeve dhe tubimeve të kufizuara,  karantina dhe kërkesat për testim për shkak të  pandemisë COVID-19 e cila është në rrjedhë, aplikacionet për ngjarje të mbështetura nga Programi SPS nuk mund të dorëzohen në kuadër të kësaj thirrjeje.

 

Propozimet duhet të jenë të përgatitura bashkërisht nga shkencëtarë ose ekspertë prej më së paku një vend anëtar i NATO-s dhe një vend partner i NATO-s, dhe të jenë të lidhura me qëllimet strategjike të NATO-s. Çdo aplikacion duhet veçanërisht të përgjigjet në një ose më shumë përparësi kryesore të Programit SPS.

 

Informata më të hollësishme në lidhje me thirrjen për aplikim mund të gjenden në ueb faqen : https://www.nato.int/science/call-proposal/200902-SPS-Open-Call-for-Proposals-MYPs.pdf

 

Të gjitha pyetjet në lidhje me parashtrimin e aplikacioneve mund t`i adresoni në: sps.info@hg.nato.int

 

Aplikimet e kompletuara duhet të parashtrohen në mënyrë elektronike në: sps.applications@hg.nato.int  ( në lëndën /Subject  të e-mailit tuaj  duhet të shënohet  “Call for Proposals January 2021”).

 

 

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve:

 15 Janar 2021  (23:59 sipas orës kohore të Evropës Qendrore)

[ Monday, November 2, 2020 ] [ 89 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar