Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH-i ka shpallur konkurset për bursat e nxënësve, të prezantuara kategori të reja për profesionet teknike

MASH-i ka shpallur konkurset për bursat e nxënësve, të prezantuara kategori të reja për profesionet teknike

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se dje filloi aplikimi për fitimin e së drejtës për bursë të nxënësve në vitin akademik 2020/2021. Konkurset janë të shpallura në ueb faqen e internetit të MASH-it, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është 9 nëntori 2020.

Përveç kategorive të zakonshme të bursave që ishin në dispozicion deri më tani: bursa për mbështetje sociale të nxënësve, bursa për nxënës të talentuar, për nxënës të talentuar sportist, për fëmijë pa prindër, për nxënës me nevoja të veçanta, për nxënës të regjistruar në SHMSH "Akademia Sportive", bursa për nxënës Romë dhe për nxënës nga profesioni i hotelieri dhe turizëm, për këtë vit shkollor Ministria e Arsimit dhe Shkencës siguroi disa kategori plotësuese të bursave për nxënësit nga arsimi i mesëm profesional.

Gjegjësisht, kanë mundësi të aplikimit për bursë nxënësit nga  profesionet makineri, bujqësi-veterinari, tekstil-lëkure, elektroteknike dhe ndërtim-gjeodezik. Përzgjedhja e këtyre profesioneve është bërë në bazë të një kërkimi për nevojën nga aftësitë e tregut të punës në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, i realizuar në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit. Rezultatet treguan mungesë të jashtëzakonshme të llojit të caktuar të kuadrit veçanërisht për nevojat e sektorit privat, si teknik makinerie, teknik ndërtimi, teknik elektrik, kamerier, kuzhinier, operator makinerie ndërtimi, prerës metali dhe saldator, kështu që bursat janë nxitje plotësuese për nxënësit tashmë të regjistruar maksimalisht të angazhohen në ndërtimin e kapaciteteve dhe aftësive të tyre profesionale, por edhe motiv për zgjedhjen e arsimit të mesëm profesional nga gjeneratat e ardhshme të nxënësve të shkollave të mesme.

Një risi në procesin e ndarjes së bursave të nxënësve këtë vit është se të gjithë kandidatëve u jepet mundësia të zgjedhin aplikimin e tyre së bashku me të gjitha dokumentet e nevojshme për të dorëzuar në letër ose përmes arkivit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, të aplikojnë në mënyrë elektronike përmes platformës së Internetit www.konkursi.mon.gov.mk.

Kandidatët që do të aplikojnë në mënyrë elektronike, nuk janë të detyruar të dorëzojnë dokumentet në letër ose anasjelltas - nxënësit të cilët për çfarëdo arsye nuk kanë mundësi ose nuk do të zgjedhin të aplikojnë në mënyrë elektronike, i dorëzojnë dokumentet vetëm në letër në MASH, ndërsa aplikimi do të konsiderohet i vlefshëm dhe do të jetë lëndë shqyrtimi nga komisionet kompetente.

Përveç konkurseve në mënyrë plotësuese për ndarjen e bursave të nxënësve, informojmë dhe se në rrjedhë po zhvillohet Konkurs për kthimin e mjeteve për instrumentin muzikor të blerë për vitin akademik 2020/2021, me të cilin 25 nxënësve të regjistruar në shkollat e mesme shtetërore në të cilat realizohen planet dhe programet për art muzikor, ndërsa të cilët do t`i plotësojë kushtet e konkursit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do t`u kthejë kthim të një pjesë të mjeteve për instrumentin muzikor të blerë në shumën prej 75% të mjeteve të paguara, por jo më shumë se 100,000 denarë për instrument. Aplikimi zgjat 60 ditë nga dita e shpalljes së konkursit.

Dokumentet për aplikimin në lidhje të konkurseve janë në dispozicion në linkun. Për çdo lloj pyetje në lidhje me aplikimin për  Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në dispozicion të studentëve  në lidhje me aplikimin për ushtrimin e së drejtës për bursë, pra mbështetjen financiare për blerjen e një instrumenti muzikor. Kontaktet e punonjësve në Sektorin për Standardin e Studentëve dhe Nxënësve, si dhe të të gjithë punonjësve të tjerë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës janë të publikuara në këtë link , ndërsa adresa zyrtare elektronike e ministrisë është contact@mon.gov.mk.

[ Wednesday, October 28, 2020 ] [ 1147 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar