Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Konkurs për dhënien e 9 (nëntë) bursave për nxënës të shkollave të mesme të cilët zbatojnë programe mësimore nga profesioni hotelieri dhe turizëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021

Konkurs për dhënien e 9 (nëntë) bursave për nxënës të shkollave të mesme të cilët zbatojnë programe mësimore nga profesioni hotelieri dhe turizëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021

 

Në bazë të nenit 55 paragrafi 1 të Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore (“Gazeta zyrtare e RM” nr.58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51 /11 dhe “Gazeta zyrtare e RMV-sënr. 96/19 dhe 110/19),  neni 54 paragrafi 10 të Ligjit për Standardin e Nxënësve (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe 248/20), Vendimi për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe shumën e bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor  2020/2021 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 195/20 dhe 253/20)  dhe Vendimi për shpalljen e konkursit për dhënien e 9 (nëntë) bursave për nxënësit nga arsimi i mesëm që zbatojnë programet mësimore nga profesioni hotelieri dhe turizëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021, Nr.19-11885/1 nga 27.10.2020 , Ministria e Arsimit dhe Shkencës solli

 

KONKURS

për dhënien e 9  (nëntë) bursave për nxënës të shkollave të mesme të cilët zbatojnë programe mësimore nga profesioni hotelieri dhe turizëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021  

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë  deri në 9 (nëntë) bursa për nxënës të shkollave të mesme të cilët zbatojnë programe mësimore në profesionin hotelieri dhe turizëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021  

 

I.              KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS

 

Të drejtë për bursë kanë kandidatët  të cilët mësojnë në shkolla të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

 

  1. të jenë nxënës të rregullt të shkollave të mesme të cilat realizojnë programe mësimore të profesionit hotelieri dhe turizëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut,
  2. të kenë të fituar çmime për vendin e  I, II ose III në gara ndërkombëtare ose shtetërore në fushën e hotelerisë ose turizmit;
  3. të kenë të arritur minimum sukses të vazhdueshëm nga arsimi shumë i mirë i  deritanishëm;

4.  të mos kenë përsëritur vitin gjatë arsimimit;

5.  të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose firma të tjera;         dhe

6.  të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kriteret për ndarjen e bursave janë:              

- shpërblime të fituara në gara shtetërore ose ndërkombëtare,

- për çdo shpërblim shtesë të dorëzuar shpërblim-diplomë në fushën e profesionit hotelieri dhe turizëm merren pika shtesë,

- suksesi i arritur nga arsimi i deritanishëm.

Gjatë përcaktimit të pikave të përgjithshme nga shpërblimet  e fituara të njëjtat do të vlerësohen në këtë mënyrë :

Për vendin e parë të fituar në gara ndërkombëtare 3 pikë

-Për vendin e dytë të fituar në gara ndërkombëtare dhe për vendin e parë në gara shtetërore  2 pikë

 

- Për  vendin e tretë të fituar në gara ndërkombëtare dhe fitoi vendin e dytë në gara shtetërore 1 pikë
- Për  vendin e tretë në gara shtetërore, 0,5 pikë.

 

Secili shpërblim  -diplomë i fituar në fushën e profesionit hotelieri dhe turizëm vlerësohet me 0,5 shtesë.

 

II. MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Nxënësit të cilët plotësojnë kushtet  e konkursit plotësojnë aplikim  -elektronike dhe bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në http://konkursi.mon.gov.mk dhe nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë aplikacion në letër (listë evidentuese) dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm pas konkursit në Ministria e Arsimit dhe Shkencës, (Rruga Shën Kirili dhe Metodi 54, Shkup), nga data  27.10.2020 deri më  datë 09.11.2020, nga  ora 09-15. Dokumentet e nevojshme  për dorëzim janë :

 

1.    Listë evidentuese, vetëm për kandidatët që do të aplikojnë në letër;

2.    Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2020/2021;

3. Të vërtetuara në noter fotokopje të dëftesave për vitet e mbaruara më herët të arsimit (kandidatët e vitit të I dorëzojnë dëftesat prej klasës VI-IX); 

 

4.  Fotokopjet e noterizuara të diplomave të dhëna për shpërblime në garat shtetërore dhe ndërkombëtare;

 

5. Deklaratë të nënshkruar nga prindi – kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i bursës tjetër, i publikuar në faqen e internetit të Ministrisë;

6. Deklarata e nënshkruar nga prindi-kujdestari se dokumentet e dorëzuara  janë të vërteta dhe të dhënat në to janë identike me ato të dhëna të futura në aplikimin elektronik, të publikuara në faqen e internetit të Ministrisë;

7. Deklaratë e nënshkruar nga një prindi-kujdestari për përpunimin e të dhënave personale të kandidatit dhe familjes së tij të ngushtë (prindër-kujdestarë, vëllezër, motra), me të cilën është në  pajtim Ministria e Arsimit dhe Shkencës  të sigurojë  zyrtarisht dokumentet e nevojshme nga institucionet publike me të cilat ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi, të publikuara në faqen e internetit të Ministrisë;

 

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në pajtim  me Rregulloren për formularin e aplikimit për akomodim në konvikt dhe formularin e aplikimit për  ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 189/16 dhe 41/17), do të sigurojë dokumentin:

-certifikatë të shtetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e punëve të brendshme.

Shpërblimet -diplomat ku nuk ka vend të vërtetuara  saktësisht të fituara në garat shtetërore ose ndërkombëtare, gjegjësisht shpërblime  dhe mirënjohje për pjesëmarrje në gara pa vend të fituar, nuk do të merren parasysh.

 

Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni është i dorëzuar pas afatit

 

Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet më datën 27.11.2020 në faqen e internetit të Ministrisë.

 

Të gjithë fituesit e bursave janë të detyruar të nënshkruajnë marrëveshjen e bursës me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës deri më  datën 4.12.2020 pas shpalljes së listës. Të gjithë aplikantët të cilët nuk e respektojnë këtë afat, do të konsiderohen si të kishin hequr dorë nga bursa.

IV. SHUMA E BURSËS

 

Shuma e bursës do të arrijë 2.200,00 denarë në muaj për nëntë muaj gjatë vitit shkollor.

Personi për kontakt për informata plotësuese: Filiz Nezir Emin,072 219 986 filiz.nezir@mon.gov.mk

 

[ Tuesday, October 27, 2020 ] [ 121 ]

 

Konkursi

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar