Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / KONKURS për ndarjen e 9 (nëntë) bursave për nxënës nga arsimi i mesëm që realizojnë programe mësimore në fushën e profesionitl të ndërtimitarisë-gjeodezisë, përkatësisht sektori i ndërtimitarisë-gjeodezisë,në Republikën e Maqedonisë Veriut për vitin shkollor 2020/2021

KONKURS për ndarjen e 9 (nëntë) bursave për nxënës nga arsimi i mesëm që realizojnë programe mësimore në fushën e profesionitl të ndërtimitarisë-gjeodezisë, përkatësisht sektori i ndërtimitarisë-gjeodezisë,në Republikën e Maqedonisë Veriut për vitin shkollor 2020/2021

 

 

Në përputhje me nenin 55 paragrafi 1 të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" Nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10, 51/11 dhe "Gazeta Zyrtare" Gazeta e Republikës së Maqedonisë nr. 96/19 dhe 110/19), neni 54 paragrafi 3 i Ligjit për standardin e nxënësit("Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë    Veriut  nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135 / 11, 15/13, 41/14, 146/15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe 248/20) dhe Vendimi për përcaktimin e numrit të bursistave dhe vlerën e bursave për nxënës të  regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë    Veriut  për vitin shkollor 2020/2021 ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë    Veriut " nr. 195/20 dhe 253/20) dhe Vendimi për shpalljen e konkursit për ndarjen e 9 (nëntë) bursave për nxënës të shkollave të mesme të cilët zbatojnë programe mësimore në fushën e profesionit të ndërtimitari-gjeodezi, përkatësisht sektori i i ndërtimitarisë-gjeodezisë,në Republikën e Maqedonisë Veriut për vitin shkollor 2020/2021nr. 19-11884/1 nga 27.10.2020,  Ministria e Arsimit dhe Shkencës solli

KONKURS

për ndarjen e 9 (nëntë) bursave për nxënës nga arsimi i mesëm që realizojnë programe mësimore në fushën e profesionitl të ndërtimitarisë-gjeodezisë, përkatësisht sektori i ndërtimitarisë-gjeodezisë,në Republikën e Maqedonisë Veriut për vitin shkollor 2020/2021

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2020/2021 do të ndajë  9 (nëntë) bursa për nxënës nga arsimi i mesëm që realizojnë programe mësimore në fushën e profesionit të ndërtimitarisë-gjeodezisë, përkatësisht sektori  i ndërtimitari-gjeodezi,në Republikën e Maqedonisë    Veriut  për vitin shkollor 2020/2021

I.             KUSHTET PËR NDARJEN E  BURSËS

Të drejtë për bursë kanë kandidatët që mësojnë në shkolla të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë    Veriut  dhe plotësojnë kushtet :

1.       të jenë nxënës të rregullt të shkollës së mesme  që realizojnë programe mësimore në fushën e profesionit të ndërtimitari-gjeodezi,  përkatësisht sektorii i ndërtimitarisë-gjeodezisë, në Republikën e Maqedonisë    Veriut  ;

2.        të ketë fituar të paktën një shpërblim për vendin I, II ose III në gara ndërkombëtare ose në gara shtetërore në fushën e profesionit ndërtimitari-gjeodezi, dmth. Sektorin e ndërtimitarisë-gjeodezisë,

3.        të ketë arritur  sukses të vazhdueshëm minimum- shumë mirë në arsim deri më tani

4.        të mos ketë përsërit vit gjatë arsimimiit;

5.        të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose kompani të tjera;

6.        të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë    Veriut  ;

Kriteret për ndarjen e bursave janë:

- të ketë fituar shpërblime në garat kombëtare ose ndërkombëtare,,

- për secilin shpërblim shtesë të dorëzuar-diplomë në fushën e profesionit  ndërtimtaris-gjeodezi, përkatësisht sektorin e ndërtimtarisë-gjeodezisë, merren pikë shtesë,

- suksesi i arritur nga arsimi i mëparshëm.

 Gjatë përcaktimit të pikëve të gjitha shpërblimeve të fituara të njëjtat vlerësohen kështu:

- fituesi në  vendin e parë në  gara ndërkombëtar 3 pikë

- fituesi në  vendin e dytë në gara  ndërkombëtare dhe fituesi në vendin e parë në gara shtetërore 2 pikë

- fituesi në  vendin e tretë në gara ndërkombëtar dhe fituesi në vendin e dytë në gara shtetërore 1 pikë

- fituesi në  vendin e tretë në gara  shtetërore, 0,5 pikë.

Secili shpërblim-diplomë i fituar në fushën e profesionit ndërtimtari-gjeodezi , përkatësisht sektori i  ndërtimtarisë-gjeodezisë vlerësohet me 0,5 pikë shtesë.,,

III VENDI DHE AFATI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTEVE

 

1Nxënësit të cilët plotësojnë kushtet  e konkursit plotësojnë aplikim  -elektronike dhe bashkëngjesin dokumentacionin përkatës në http://konkursi.mon.gov.mk dhe nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë aplikacion në letër (listë evidentuese) dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm pas konkursit në Ministria e Arsimit dhe Shkencës, (Rruga Shën Kirili dhe Metodi 54, Shkup), nga data  27.10.2020 deri më  datë 09.11.2020, nga  ora 09-15. Dokumentet enevojshme  për dorëzim janë :

1.Listë evidentuese, vetëm për kandidatët që do të aplikojnë në letër;

2.Vërtetim se është nxënës I rregullt në vitin shkollor 2020/2021

3. Fotokopje të noterizuara të dëftesave të arsimit për vitet e mbaruara më herët (kandidatët e vitit të I dorëzojnë dëftesat prej klasës V-IX);

4. Fotokopje të noterizuara të diplomave -shpërblimeve të fituara në garat ndërkombëtare   ose shtetërore

      5..Deklarata e nënshkruar nga  prindi-kujdestari që kandidati nuk është shfrytëzues i  bursës tjetër, i publikuar në faqen e internetit të Ministrisë;

6.Deklarata e nënshkruar nga  prindi-kujdestari që dokumentet e dorëzuara janë të vërteta dhe të dhënat në to janë identike me ato të dhëna të futura në aplikacionin elektronik, të publikuara në faqen e internetit të Ministrisë;

7.Deklaratë e nënshkruar nga prindi-kujdestari për përpunimin e të dhënave personale të kandidatit dhe familjes së tij të ngushtë (prindër-kujdestarë, vëllezër, motra), ku Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në  pajtim që në mënyrë zyrtare të sigurojë dokumentet e nevojshme nga institucionet publike me të cilën ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi, të publikuara në uebfaqen e Ministrisë;

Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në pajtim  me Rregulloren për formularin e aplikimit për akomodim në konvikt dhe formularin e aplikimit për  ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 189/16 dhe 41/17), do të sigurojë dokumentin:

-certifikatë të shtetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e punëve të brendshme.

Shpërblimet -diplomat ku nuk ka vend të vërtetuar saktësisht të fituara në garat shtetërore ose ndërkombëtare, gjegjësisht shpërblime  dhe mirënjohje të fituara për pjesëmarrje në gara pa vend, nuk do të merren parasysh.

Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni është i dorëzuar pas afatit

Lista e kandidatëve të zgjedhur do të publikohet më datën  21.11.2020 në faqen e internetit të Ministrisë.

Të gjithë fituesit e bursave janë të detyruar të nënshkruajnë marrëveshjen e bursës me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës deri më  datën 4.12.2020 pas shpalljes së listës. Të gjithë aplikantët të cilët nuk e respektojnë këtë afat, do të konsiderohen si të kishin hequr dorë nga bursa.

IV. VLERA E BURSËS

Vlera e bursës do të arrijë 2.200,00 denarë në muaj për nëntë muaj gjatë vitit shkollor.

 

 

Personi për kontakt për informata plotësuese: Filiz Nezir Emin, 072 219 986, filiz.nezir@mon.gov.mk

 

[ Tuesday, October 27, 2020 ] [ 34 ]

 

Konkursi

Kumtesë
4/25/2024
Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar