Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Konkurs për dhënien e 100 (njëqind) bursave për nxënës me nevoja të veçanta nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021

Konkurs për dhënien e 100 (njëqind) bursave për nxënës me nevoja të veçanta nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021

 

Në bazë të nenit 55 paragrafi 1 të Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore (“Gazeta zyrtare e RM” nr.58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51 /11 dhe “Gazeta zyrtare e RMV-sënr. 96/19 dhe 110/19),  neni 54 paragrafi 10 të Ligjit për Standardin e Nxënësve (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe 248/20) Vendimi për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe shumën e bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor  2020/2021 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 195/20 dhe 253/20)  dhe Vendimi për shpalljen e konkursit për dhënien e 100 (njëqind) bursave për nxënësit me nevoja të veçanta nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021 nr.19-11893/1 nga 27.10.2020 Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

KONKURS

 

për dhënien e 100 (njëqind) bursave për nxënës me nevoja të veçanta nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2020/2021 do të ndajë 100 (njëqind) bursa për nxënës me nevoja të veçanta nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

I.              KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS

 

Të drejtë për bursë kanë kandidatët  të cilët mësojnë në shkolla të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

 

 

1. të jenë nxënës të rregullt nga viti i I, të cilët gjatë arsimit fillor kanë arritur suksesin mirë;

2. të jenë nxënës të rregullt nga viti II, III dhe IV, të cilët gjatë arsimit të mesëm kanë arritur suksesin mirë;

3. të ketë konstatim dhe mendim për llojin dhe shkallën e pengesës në zhvillimin fizik ose psikik dhe nevojat specifike të lëshuara nga  institucion kompetent, në pajtim me Rregulloren për vlerësimin e llojit dhe shkallës së pengesës të personave në zhvillimin mental  ose trupor;

4. të mos e kenë përsëritur vitin gjatë arsimit;

5. të mos jenë shfrytëzues të bursës nga ndonjë institucion ose firmë tjetër;

6. të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Kriteret për ndarjen e bursave është suksesi i arritur, me çka pikët  vlerësohen sipas parimit notë=pikë.

 

II. MËNYRA, DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE

 

Nxënësit të cilët plotësojnë kushtet  e konkursit plotësojnë aplikim  -elektronike dhe bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në http://konkursi.mon.gov.mk dhe nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë aplikacion në letër (listë evidentuese) dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm pas konkursit në Ministria e Arsimit dhe Shkencës, (Rruga Shën Kirili dhe Metodi 54, Shkup), nga data  27.10.2020 deri më  datë 09.11.2020, nga  ora 09-15. Dokumentet e nevojshme  për dorëzim janë :

 

1.    Listë evidentuese, vetëm për kandidatët që do të aplikojnë në letër;

2.    Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2020/2021;

3.  Fotokopje të dëftesave për vitet e mbaruara më herët të arsimit (kandidatët e vitit të I dorëzojnë dëftesat prej klasës VI-IX); 

 4. Konstatim dhe mendim për llojin dhe shkallën e pengesës në zhvillimin fizik ose psikik dhe nevojat specifike të lëshuara nga institucioni kompetent, ndërsa në pajtim me Rregulloren për vlerësimin e llojit dhe shkallës së pengesës të personave në zhvillimin mental ose trupor;

5. Deklaratë të nënshkruar nga prindi – kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i bursës tjetër, i publikuar në faqen e internetit të Ministrisë  

6. Deklaratë të nënshkruar nga prindi – kujdestari se dokumentet e dorëzuara janë të vërteta, i publikuar në ueb faqen e Ministrisë;

7. Deklaratë e nënshkruar nga një prindi-kujdestari për përpunimin e të dhënave personale të kandidatit  me të cilën është në  pajtim Ministria e Arsimit dhe Shkencës  të sigurojë  zyrtarisht dokumentet e nevojshme nga institucionet publike me të cilat ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi, të publikuara në faqen e internetit të Ministrisë;

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në pajtim  me Rregulloren për formularin e aplikimit për akomodim në konvikt dhe formularin e aplikimit për  ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 189/16 dhe 41/17), do të sigurojë dokumentin:

- Certifikatë të shtetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e punëve të brendshme.

 

Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni është i dorëzuar pas afatit.

 

Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet më datën 21.12.2020 në faqen e internetit të Ministrisë.

.

 

 

Të gjithë fituesit e bursave janë të detyruar të nënshkruajnë marrëveshjen e bursës me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës deri më  datën 4.12.2020 pas shpalljes së listës. Të gjithë aplikantët të cilët nuk e respektojnë këtë afat, do të konsiderohen si të kishin hequr dorë nga bursa.

IV. SHUMA E BURSËS

 

Shuma e bursës do të arrijë 2.750,00 denarë në muaj për nëntë muaj gjatë vitit shkollor.

 

Personi për kontakt për informata plotësuese: Filiz Nezir Emin, 072 219 986, filiz.nezir@mon.gov.mk

[ Tuesday, October 27, 2020 ] [ 178 ]

 

Konkursi

Kumtesë
4/25/2024
Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar