Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shabani vizitoi shkollat në Gostivar: Sjellja me përgjegjësi zvogëlon rastet aktive , edhe mësimdhënësit edhe nxënësit t′i respektojnë masat mbrojtëse

Shabani vizitoi shkollat në Gostivar: Sjellja me përgjegjësi zvogëlon rastet aktive , edhe mësimdhënësit edhe nxënësit t′i respektojnë masat mbrojtëse

 

Shabani vizitoi shkollat në Gostivar: Sjellja me përgjegjësi  zvogëlon rastet aktive , edhe mësimdhënësit edhe nxënësit t′i respektojnë masat mbrojtëse

 

 

Zëvendës-ministri i Arsimit dhe Shkencës Arafat Shabani dhe kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari sot realizuan vizitë pune në dy shkolla komunale me qëllim që të njoftohen me gjendjen aktuale të realizimit të mësimit. Zëvendës- ministri Shabani theksoi se me mënyrën e të mësuarit nga distanca, mësimi po realizohet me sukses edhe gjatë periudhës së pandemisë. Në shkollat të cilët i plotësojnë protokollet e shëndetësisë mësimi realizohet me prani fizike ku po rrespektohen protokollet dhe masat mbrojtëse .  

 

“ Vazhdimisht rritet përfshirja e nxënësve të cilët mësimin e ndjekin nga distanca dhe pjesa më e madhe e nxënësve orët online i ndjekin pa asnjë vështirësi.

Së bashku me kryetarët e  komunave dhe drejtorët vazhdimisht i tejkalojmë sfidat e paraqitura nga kriza shëndetësore” theksoi Shabani.

 

Edhe në kushte të jashtëzakonshme procesi i mësimit të organizuar vazhdon, ndërsa meritat më të mëdha për fillimin e suksesshëm të vitit të ri shkollorë u  takojnë mësimdhënësve të cilët me të gjithë  kapacitetin e tyre u angazhuan për mbarëvajtjen e procesit edukativo - arsimor. 

 

Ajo që është veçanërisht e rëndësishme për momentin është të respektohen protokollet dhe masat mbrojtjes si dhe të ndiqen algoritmet.

 

“ Përgjegjësi e MASH-it, është që drejtorëve dhe mësimdhënësve tiu ofrojë  kushte të sigurta për zhvillimin e mësimit në shkolla. Sjellja jashtë shkollave është përgjegjësi e prindërve dhe nxënësve”, u përgjigj Shabani në pyetjen e  gazetarëve.  Ai  edhe një herë përsëriti se hapja e shkollave për mësim me prani fizike është vendim i Qeverisë. Ai gjithashtu bëri thirrje për respektimin e vazhdueshëm të masave dhe sjelljen me përgjegjësi.

 

“ Është vërtetuar se masat mbrojtëse funksionojnë mirëpo duhet të respektohen vazhdimisht nga të gjithë."Vazhdimi i mësimdhënies me prani fizike në shkolla do të varet nga sjellja e përgjithshme e të gjithëve” tha Shabani.

 

 

Sipas kryetarit Taravari, kjo vizitë pune  u shfrytëzua për një pasqyrë më të detajuar të  realizimit të procesit edukativo - arsimor në Gostivar.

 

“ Me zëvendës- ministrin biseduam për të gjithë sfidat që i kemi në lidhje me zhvillimin e mësimit në komunën tonë. Bashkëpunimi me MASH-in po realizohet çdo ditë dhe zgjidhen të gjitha nevojat” u shpreh Taravari.

 

 

 

[ Friday, October 16, 2020 ] [ 69 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar