Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH:Rritet numri i nxënësve të cilët mësimin e ndjekin online, procesi arsimor po zhvillohet pa pengesa

MASH:Rritet numri i nxënësve të cilët mësimin e ndjekin online, procesi arsimor po zhvillohet pa pengesa

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se prej fillimit të viti shkollor deri më sot numri i nxënësve të cilët e ndjekin mësimin nga distanca është rritur për 17%, përkatësisht rreth 87 % e nxënësve me sukses e ndjekin mësimin online.

Duke iu falënderuar mënyrës së vendosjes së  mësimit nga distanca, mësimi realizohet  me sukses në kohë pandemie. Për pjesën tjetër që nuk kanë pajisje ose lidhje interneti, orët transmetohen në Radio Televizionit Kombëtar, ndërsa mësimdhënësit janë të obliguar t`ju dorëzojnë materiale të shtypura dhe të jenë në komunikim të vazhdueshëm me nxënësit për të ndjekur përparimin e tyre në përvetësimin e materialit mësimor. Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në komunikim të vazhdueshëm me drejtorët e shkollave dhe  pushtetet lokale  ndërsa  aktualisht po punohet në sigurimin e kushteve për funksionimin e pandërprerë   mësimit online.

MASH-i ju bënë thirrje të gjithë mësimdhënësve dhe nxënësve që janë fizikisht të pranishëm, në mënyrë konsekuente t`i respektojnë masat për mbrojtëse kundër Kovid-19 dhe të veprojnë me përgjegjësi sikurse jashtë vendit të punës poashtu edhe jashtë shkollave, duke parandaluar përhapjen e sëmundjes. 

Vazhdimi i mësimdhënies me prani fizike nëpër shkolla do të varet nga sjellja jonë e përgjegjshme.
Është vërtetuar se Protokollet për mbrojtjen e infeksionit funksionojnë, nëse të gjithë i përmbahemi masave mbrojtëse
.

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar