Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: Platforma nacionale në dispozicion për nxënësit dhe prindërit

MASH: Platforma nacionale në dispozicion për nxënësit dhe prindërit

 

Ueb faqja e platformës së vetme nacionale për mësim online nga mesnata është në dispozicion për shfrytëzuesit përmes adresës www.schools.mk. Me qëllim që të njoftohen me funksionet e saj para fillimit të vitit shkollor, ju bëjmë thirrje nxënësve dhe prindërve, ta vizitojnë këtë fundjavë. Në platformë tashmë janë vendosur video udhëzime dhe doracakë, por edhe përmbajtje tjera, të cilat nëse ndiqen me kujdes, në mënyrë të lehtë e të thjeshtë i çojnë shfrytëzuesit përmes platformës.

 

Në këtë proces të rëndësishëm me rëndësi është bashkëpunimi i fortë me partneritetin në të gjitha nivelet dhe çdo ditë është e rëndësishme për fillim të suksesshëm të mësimit online.

 

MASH-i tashmë ka dërguar njoftime tek të gjitha shkollat që në mënyrë të obligueshme të dorëzohen fjalëkalimet shfrytëzuese tek nxënësit. U bëjmë thirrje Drejtorëve të shkollave që këtë nuk e kanë bërë, ta përshpejtojnë procesin dhe t’i dërgojnë fjalëkalimet tek nxënësit gjatë fundjavës, për shkak se pas disa ditëve fillon zyrtarisht viti shkollor.

 

MASH-i u bën thirrje edhe Pushtetit Lokal dhe Kryetarëve të Komunave, që gjithashtu, janë partneri ynë i rëndësishëm në kët proces,  që maksimalisht të përkushtohen në sigurimin e kushteve për fillim të papenguar të vitit shkollor, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për prani fizike, ose mësim nga distanca.

 

Njëkohësisht, shprehim falënderim të madh për kryetarët e komunave dhe punonjësit në komunat, por edhe për të gjithë mësimdhënësit për angazhimin në sigurimin e kushteve për mësim të pandërprerë gjatë kohës së pandemisë.

 

Sipas MASH-it, prioriteti kryesor dhe i vetëm është që në këtë periudhë të tejkalohen sfidat dhe me sukses të fillojë por edhe të përfundojë viti shkollor 2020/2021, krahas përballjes me pandeminë e COVID-19.

    

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar