Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: Sigurojmë mësim edhe për fëmijët që nuk kanë pajisje për të mësuar online

MASH: Sigurojmë mësim edhe për fëmijët që nuk kanë pajisje për të mësuar online

 

Edhe fëmijët që nuk kanë pajisje për mësim me online-  internet gjatë Covid-19 do të kenë mundësinë të mësojnë si fëmijët e tjerë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon mediumet  se Plani dhe Protokollet e miratuara nga Qeveria parashikojnë vijim të suksesshëm në mësime për fëmijët që nuk do të jenë në gjendje të mësojnë përmes platformës online.

 

Për këtë qëllim, fëmija ka mundësi të ndjekë mësimet me prani fizike në klasë, ndërsa mësimëdhënësit u mësojnë fëmijëve të tjerë përmes platformës  online. Poashtu, për fëmijët prindërit e të cilëve kanë deklaruar se nuk duan ti dërgojnë  në shkollë me prani fizike, por nuk kanë pajisje, Plani ofron mundësi për të marrë materiale të shtypura. Këto materiale do t`u dorëzohen prindërve nga mësimëdhënësit  në përputhje me të gjitha masat dhe protokollet për mbrojtje nga Covid-19.

 

Në mënyrë që çdo fëmijë të ketë qasje në materialin mësimor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në negociata për të transmetuar video 15 minutëshe me orë të caktuar në Shërbimin Kombëtar në kanalet speciale të siguruara .

 

 Gjithashtu, mësimëdhënësit do të kenë për obligim të komunikojnë rregullisht me fëmijët dhe familjet e tyre dhe të përcjellin  përparimin  e tyre në të mësuar.

 

Prioriteti dhe qëllimi më i rëndësishëm i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është të sigurojë qasje në mësim për çdo vajzë dhe djalë në vend, pa marrë parasysh se ku jetojnë.

 

 Qëllimi ynë kryesor është të krijojmë arsim në dispozicion  për të gjithë dhe proces arsimor që do të vendosë bazat për zhvillimin e brezave të ardhshëm që do të jenë forca lëvizëse dhe mendja  e shtetit.

[ Saturday, September 19, 2020 ] [ 62 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar