Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH në video i tregoi protokollet për fëmijët të cilët do të kthehen në klasa nga një tetori

MASH në video i tregoi protokollet për fëmijët të cilët do të kthehen në klasa nga një tetori

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim dhe me mbështetje të UNICEF-it dhe USAID-it, ka bërë video në të cilën në mënyrë të qartë dhe të thjeshtë tregohen protokollet në të cilave duhet të përmbahen nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, me kthimin e nxënësve në klasa nga një tetori të këtij viti. Videoja më është në dispozicion në FB profilet zyrtare të MASH-it, të ministres së Arsimit dhe Shkencës  Milla Carovska, si edhe në FB profilet e UNICEF-it dhe USAID-it.       

 

Ky vit shkollor është ndryshe nga të tjerët, sepse mësimi do të zhvillohet në kushte të veçanta, por nëse të gjithë u përmbahemi protokolleve të përshkruara lehtë do të mbrohemi nga përhapja e virusit.

 

Respektimi i protokolleve do të jetë veçanërisht i rëndësishëm për fëmijët më të vegjël nga klasa e pare deri në klasën e tretë të cilët do të ndjekin mësim me prani fizike, prandaj është shumë e rëndësishme në një mënyrë të thjeshtë, hap pas hapi t’ju shpjegojmë se si do të duket një ditë shkollore.

 

            Ministria e Arsimit dhe Shkencës kujton se sipas protokolleve të çdo fëmije do t’i matet temperatura gjatë hyrjes në shkollë. Fëmijët duhet të mbajnë distancë së paku 1.5 metra dhe gjatë gjithë kohës së qëndrimit në shkollë  do të mbajnë maska në fytyrë përveç gjatë kohës së shujtës dhe aktiviteteve në natyrë.        

 

Sipas protokollit, parashikohet larja më e shpeshtë e duarve dhe ajrosja më e shpeshtë e klasave. Mbrojtja kundër përhapjes së Covid-19 është përgjegjësi e përbashkët e prindërve, mësimdhënësve, nxënësve dhe stafit tjetër, respektivisht për të gjithë ne.

 

            Vetëm duke iu përmbajtur protokolleve të gjithë së bashku do të kontribuojmë në mbrojtjen e vetvetes, të afërmve tanë dhe të gjithë shëndetit publik.

 

 

Linku i videos:

https://www.facebook.com/153058271906889/posts/748644945681549/

Linku i protokolleve: http://mon.gov.mk/content/?id=3317

                                         

 

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar